No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Edy Reja: Situatë e pazakontë, nuk e dimë gjendjen reale të futbollistëve

Edy Reja: Situatë e pazakontë, nuk e dimë gjendjen reale të futbollistëve

Trajneri Edy Reja ka dalë në konferencë për shtyp për gazetarët mesditën e sotme, ku ka shpalosur planin e tij për dy kualifikueset e para të Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë në Minsk, më 4 shtator, dhe ndaj Lituanisë në “Arena Kombëtare”, më 7 shtator. Ai ka pranuar situatën e paprecedentë që po kalojmë, e cila ka lënë pa ndeshje miqësore kuqezinjtë, ndaj të papriturat do të jenë të shumta, duke pasur parasysh jo vetëm gjendjen sportive të të ftuarve, por edhe atë shëndetësore, në kushtet e Covid-19.

“Po jetojmë një moment të vështirë, të paprecedentë. Nuk e dimë në çfarë gjendje janë lojtarët. Kam folur vazhdimisht me ta, disa i kanë nisur kampionatet e tyre. Uroj të jenë në formë të mirë dhe t’i bëjmë një nisje të mirë Ligës së Kombeve. Po i shikojmë të gjithë lojtarët e skeduar, kudo të luajnë. Në listën e publikuar sot kemi lojtarë nga kampionate të ndryshme, me mentalitete dhe filozofi të ndryshme. Nuk është e lehtë t’i koordinosh brenda një ekipi, në kombëtare, me aq pak ditë që kemi në dispozicion për stërvitje”.

Një vlerësim edhe për kualifikimin e të gjitha skuadrave shqiptare në Kupat e Europës: “Momenti më i mirë për futbollin shqiptar? Është një moment i mirë, kanë kaluar turin klubet shqiptare. Futbolli këtu po rritet. Më vjen keq për Tiranën, pasi e meritonte ta kalonte turin në Champions. Kam folur edhe me presidentin Duka dhe po mundohemi të rrisim futbollin e moshave. Do të përpiqem të ndihmoj me aq mundësi sa kam”.

Një parashikim për favoritët e grupit tonë kualifikues në Ligën e Kombeve: “Mua më shqetëson skuadra ime dhe jo rivalët. Në ndeshjet e fundit jemi paraqitur mirë dhe kemi treguar rritje. Kam shumë pikëpyetje për gjendjen fizike të lojtarëve pas kësaj shkëputjeje. Bjellorusia është një nga ekipet më të forta të grupit. Ne do të luajmë si zakonisht. Po mundohemi të afrojmë të rinj, por do t’i përfshijmë gradualisht. Synimi ynë në grup është kualifikimi”.

Disa sqarime edhe për listën me 28 lojtarë, që ka thirrur për dy kualifikueset e shtatorit: “Lista është e gjatë, pasi nuk e dimë gjendjen e lojtarëve. Do të presim edhe testet e Covid-19. Mund të pësojë ndryshime lista, në varësi të lojtarëve, gjendjes së tyre fizike. Ndonjë mund të mbetet jashtë. Kjo situatë nuk është provuar më parë. Nuk kemi pasur mundësi miqësoresh, ndaj ekzistojnë shumë pikëpyetje për lojtarët dhe skuadrën. Do të bazohemi tek ato pika të sigurta, që kishim para pandemisë. Sigurisht, do të jetë e vështirë, por shpresoj të bëj zgjedhje e duhura, pasi t’i kem parë lojtarët në stërvitje.

Ne gjendemi në një grup të vështirë. Unë kujdesem për skuadrën time. Ndeshja e parë do të jetë vendimtare. Nëse do të bëjmë një ndeshje të mirë, do ketë entuziasëm në vijim. Shoh që ekipi ka dëshirë. Shpresoj të gjej harmoni në grup. Nuk duhet gabuar në ndeshjen e parë. Ndeshjet pa tifozë duken si miqësore. Nuk e di si do të reagojnë lojtarët. Është një situatë e re dhe e vështirë. Kam një ekip me potencial, që mund të rritet më tej. Futbolli pa publik nuk është futboll. Do të punoj shumë në aspektin psikologjik me lojtarët, për të patur rezultatet sa më pozitive”.

Cilat janë objektivat e tij me kombëtaren shqiptare, në këtë fushatë kualifikuesesh? Reja përgjigjet: “Po të shohim ndeshjet e fundit, kemi treguar një paraqitje shumë të mirë. Skuadra kombëtare po rritet. Po, ka shumë pikëpyetje se si do t’i gjejmë lojtarët. Më shqetëson gjendja e lojtarëve, akoma nuk i kam parë. Do të luajmë ndaj Bjellorusisë, një nga kundërshtarët më të fortë të grupit. Do të tentojmë që në fund të arrijmë objektivat tona. Kam grumbulluar disa të rinj që në vitin 2024 të kemi grup të konsoliduar. Shqipëria tashmë ka një skuadër që mund të përballet denjësisht me çdo rival. Të punojmë shumë dhe lojtarët të jenë në formën e tyre më të mirë. Kam folur me Hysajn dhe Gjimshitin, që ka bërë ndeshje në Champions, sepse është i stërlodhur. Shpresoj që lojtarët që vijnë në këtë grumbullim të jenë në formë të mirë. Në disa vende si në Austri ka nisur gara. Kemi edhe merakun e klubeve, që kanë frikë se si do të shkojë situata, sepse iu ruhen dëmtimeve dhe se mos lojtarët e tyre sëmuren. Na intereso fitorja në këto takime dhe duam vendin e parë në grup”.

Një vlerësim për lojtarët e rinj: Kumbulla është lojtar i rëndësishëm. Mund t’i besoj që tani atij. Mund të mbështetem tek ai. Për sa i përket 17-vjeçarit Cepele…, kisha folur me prindërit e tij. Është e vështirë të marrësh lojtarë nga kombëtaret e tjera. Ai është një lojtar i perspektivës, pjesë e Interit. Ka shumë shqiptarë që kanë lindur në Europë. Presin fillimisht një ftesë nga kombëtaret përkatëse. Ka lojtarë vërtet interesantë, që po punojmë t’i afrojmë. Por, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të marrë maksimumin dhe për të afruar lojtarët më cilësorë në kombëtare”.

Disa shtete mund të bëhen pengesë serioze për ardhjen e lojtarëve në kombëtare, sikurse është Zvicra, e cila e ka të detyrueshme karantinën për këdo që hyn në vendin e saj. Reja e pranon këtë problem: “Holanda na ka dhënë “OK” për Selahin dhe Brojën. Rasti i Zvicrës është i çuditshëm, sepse do të luajë edhe vetë. Është diçka e pazakontë, FIFA nuk ndërhyn, sepse iu referohet ligjeve të shteteve respektive dhe rregullave që ndjekin. Kamberin e kam ndjekur kur luante në Skoci. Të shohim, sepse edhe ai do të jetë pjesë e projektit. Mersinaj ka qenë i karantinuar dhe do të shohim nëse do ta kemi në grup apo jo. Unë do të bazohem edhe te lojtarët dhe grupi i së shkuarës. Deri në nëtor, shpresoj që edhe disa të rinj t’i integrojmë. Unë punoj për të tashmen dhe mendoj njëkohësisht për të ardhmen, për një grup sa më kompetitiv. Lenjani nuk ka skuadër dhe po e presim, sepse edhe ai është lojtar me vlera”.

Në një situatë të pazakontë, Reja duhet të bëjë edhe psikologun, përveç trajnerit të kombëtares: Tekniku i përfaqësues është pikë referimi për lojtarët. Ne punojmë në çdo kohë. Aspekti psikologjik është i rëndësishëm. Nëse lojtarët nuk kanë besim te ty, është e vështirë të vazhdosh projektin. Jam trajneri i kombëtares, por edhe një pikë referimi në aspektin psikologjik për lojtarët”.

Bashkë me të, kësaj here në Shqipëri ka ardhur edhe Kamoleze. Ndoshta për drejtor teknik të kombëtareve kuqezi. Reja sqaron gjithçka: “Pandemia na ka bllokuar të gjithëve, jo vetëm futbollin. Jemi disi mbrapa me programin. Kamoleze do të vijë të më ndihmojë mua. Ai është pjesë e federatës italiane. Thjesht do të vijë për të më ndihmuar mua, për një kohë të shkurtër. Ai, gjithashtu, jep mësim në Torino. Nuk ka asgjë konkrete për sa i përket Shqipërisë. Të shikojmë në të ardhmen”.

Në listë mungon sërish Çekiçi, por situata e koronavirusit mund ta bëjë pjesë të kombëtares këto ditë: “Nuk mund t’i marr të gjithë lojtarët menjëherë. Këtë herë mora Laçin, herën tjetër mund të marrë Çekiçin. Nëse do të kishim miqësore, mund t’i kisha provuar të gjithë lojtarët. Preferoj të bazohem në lojtarët që i njoh. Nëse ka surpriza këto ditë, mund të vijë edhe Çekiçi”.

A është kualifikimi në Botëror, objektivi i tij? Sikur të arrihej ky objektiv do të ishte shumë mirë. Por, duhet të jemi realist me forcën që kemi. Nuk jam një trajner që më pëlqen thjesht të marrë pjesë. Edhe pse në futboll nuk i dihet kurrë, është shumë, shumë e vështirë. Nëse krijojmë një skuadër shumë të mirë dhe të kemi një harmoni të mirë, atëherë pse jo”.

Një sqarim për mungesën në listë të Memushajt, Xhakës dhe Grezdës: “Më erdhi një çertifikatë mjekësore dhe Memushja është i dëmtuar, nuk mund të luaj, pasi ka bërë një operacion dhe është me paterica. Xhaka vijon me problem fizike. Grezda iku vetë nga kombëtarja, u tërhoq vetë. Jam pak strikt përsa i përket disiplinës, ndërsa unë e ndjek dhe kur të piqen kushtet, e ka derën hapur në kombëtare”.

Në fund, disa fjalë për Mërgim Mavrajn, që njoftoi tërheqjen nga kombëtarja para pak ditëve: “E kam thënë se është një lojtar dhe një njeri i jashtëzakonshëm. I uroj më të mirat. Kam folur me të për një lamtumirë me tifozë, kur të luajmë këtu në Shqipëri. E kemi pasur në program që t’i bënim një ndeshje lamtumire, por pandemia ndikoi. Kurt ë krijohen kushtet, me siguri do të zhvillojmë një ndeshje lamtumire, sepse e ka pasur edhe vetë dëshirë këtë gjë, në stadiumin e ri”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Zidane nuk e do në ekip, Reali vendos çmimin e Gareth Bale!

Gareth Bale dhe Zinedine Zidane kanë një marrëdhënie aspak të mirë dhe diçka të tillë e konfirmojnë së fundmi edhe mediat spanjolle. Këto të...

De Bruyne rrëfen pikën më të ulët në karrierë: Këtë gjë nuk prisja kurrë!

Kevin De Bruyne ka dhënë një rrëfim të gjatë së fundmi në një intervistë për një nga mediat angleze dhe...

Ibrahimovic do të luajë kundër Kosovës

Sipas mediave lokale suedeze, ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet të rikthehet në Kombëtare cka do të thotë se në fund të...

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

Recent Comments