Sabien Lilaj nuk ka pritur më ekipin e Partizanit dhe trajnerin Ilir Daja. Mesfushori ka arritur marrëveshjen me klubin e Prishtinës dhe do të jetë futbollisti më i ri i kryeqytetasve.
Ish-lojtari i Skënderebut do të nënshkruajë për ekipin e trajnerit Armand Dallku. Ishte oferta e frikshme e shqiptarëve të Kosovës që bindi Lilajn.
Ai do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare ku do të përfitojë 250 mijë euro, pra 83 mijë euro në sezon. Lilaj kthehet automatikisht në një nga lojtarët më të paguar të Kosovës.