Tottenham tentoi të “grabiste” talentin italian Nicolo Zaniolo nga Roma dhe madje dërgoi edhe një emisar të klubit për të negociuar, duke vendosur në tavolinë jo pak por 50 mln euro!
Një shifër e lartë kjo për verdhekuqtë, por që pronari i ri, Friedkin, ka refuzuar kategorikisht duke e parë ish-talentin e Interit si pjesë të projektit.
Tani për Zaniolo hapen rrugët e rinovimit të kontratës duke shkuar me 3 mln euro në sezon edhe për dy vite të tjera.