No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Tonali,kaos në merkaton e Italisë

Tonali,kaos në merkaton e Italisë

Intriga “Sandro Tonali”. Çështja që dukej se ishte drejt zgjidhjes, me lojtarin një hap larg nga Interi, papritmas është vënë në diskutim. Kjo për shkak të ndërhyrjes së Milanit në “ankand”. Javët e fundit, Paolo Maldini ka qenë duke punuar në prapaskenë për talentin e “dallëndysheve”; së pari përmes agjentëve dhe më pas duke i bërë ofertë zyrtare presidentit Massimo Cellino. Ky është një propozim huazimi me të drejtën e blerjes përfundimtare, i cili, megjithatë, u refuzua nga numri një i Brescia.
Qëllimi i biznesmenit nga Cagliari është që të arkëtojë atë shumë që ka buxhetuar, pra të paktën 35 milionë euro. Në bisedimet fillestare me Interin, u fol për një huazim me detyrim blerjeje pikërisht në këtë shumë, me përfshirjen e bonuseve të ndryshme. Por, tani ka një agjitim të caktuar edhe te rrethi i Tonalit, i cili deri tani kishte arritur një marrëveshje në parim me menaxhmentin e Interit prej dy muajsh, por mosveprimi i zikaltërve në kohët e fundit ka krijuar njëfarë alarmi, veçanërisht në dritën e ardhjes së Arturo Vidal, i cili gjithmonë ka qenë një “beniamin” i Antonio Conte.
Interi, gjithmonë përpara
Zikaltrit kanë ca kohë që kanë stopuar në këtë drejtim, duke e sosur durimin e Cellino. Atij nuk i pëlqen heshtja e menaxhmentit të Interit, që së pari u angazhua me finalen e “Europa League” dhe pas kësaj iu desh të rikonfirmonte trajnerin Conte. Me kalimin e javëve, Cellino filloi të shikonte përreth dhe Milani bëri propozim konkret, duke shfrytëzuar një moment shpërqendrimi të kushërinjve. Një përpjekje që është refuzuar për momentin, por që vërteton se kuqezinjtë kanë ende një shpresë të vogël për të garuar me Interin Dhe ia vlen sakrifica, sepse flitet për një lojtar që e kanë ndjekur për muaj përmes vëzhguesve, edhe kur Brescia luajti në Serie B…

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Zidane: Nuk përfshihem në punët e gjyqtarëve!

Zinedine Zidane mbajti gjuhën, kur fliste për lojën e diskutueshme dhe, si gjithmonë, ndoqi politikën e tij për të mos folur për arbitrat. Polemikat për...

Batatina me propozim interesant për derbin gjilanas

Kryendeshja e javës së 24-t në Superligën e Kosovës në futboll sjell derbin gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit. Ndonëse objektivat i kanë të ndryshme, prapë...

Ramadani: Mentaliteti është ajo që ka ndryshuar Prishtinën

Prishtina është skuadra më në formë në stinorin pranveror në kuadër të elitës së futbollit kosovar. Skuadra kryeqytetase e ka nisur mbarë pranverën në futbollin...

Recent Comments