Sabien Lilaj është goditja e madhe e Prishtinës në afatin kalimtar.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit bardhekaltër në Facebook.
“Darka pune në Shqipëri përfundon me marrëveshje zyrtare. Rrahman Haradini, aksionar i FC Prishtina ka arritur marrëveshje përfundimtare me mesfushorin me përvojë të madhe dhe ndërkombëtare si dhe anëtarin e Kombëtares Shqiptare, Sabien Lilaj.
Futbollisti shumë shpejtë do të prezantohet para futbollistëve të ekipit bardhekaltër”, njofton Fc Prishtina.