Mbërrijnë detaje interesante nga Anglia dhe më saktësisht “Sky Sports” sa i përket bisedës që ndodhi mes Lionel Messi dhe Pep Guardiola pas humbjes poshtëruese 8-2 të Barcelonas kundër Bayern në çerekfinalen e Champions League.
Kapiteni blaugrana ka qenë vërtet i tronditur dhe pa fjalë, aq sa menjëherë ka ngritur telefonin dhei ka telefonuar “mentorit” të tij. Një bisedë që ka zgjatur tri orë të mira, teksa vetë Leo i ka shpjeguar se si është situata te Barcelona, nga roli i Bartomeut te gjithçka ka ndodhur këto vite, ndërsa në anën tjetër Guardiola i ka thënë se do të bënte çmos ta merrte te City për të provuar të kthehen të fitojnë Champions League bashkë.