Ku do të përfundojë Leo Messi? “Hiti” i merkatos së kësaj vere konsiderohet padyshim e ardhmja e yllit argjentinas. Thuhet se është afër Manchester City, por e ëndërrojnë edhe klube të tjera. Dikush, duke ëndërruar ta shohë duet me Cristiano Ronaldon, përmend edhe emrin e Juventusit.
Juan Cuadrado, megjithatë, nuk e imagjinon personalisht të ndodhë diçka e tillë, në një intervistë për “ESPN Nexo”: “Unë nuk mund ta imagjinoj, të jem i sinqertë. Megjithatë, në futboll nuk ka asgjë të ndaluar, të paarritshme. Ashtu si me Cristiano, shumë njerëz nuk besonin se ai do të arrinte te Juventusi. Në fakt, ai është me ne prej dy vitesh”.
Cuadrado, gjithashtu, foli për jetën e re nën drejtimin e Andrea Pirlos, pasi luajti një sezon të shkëlqyeshëm me Maurizio Sarri: “Unë nuk kam pasur asnjë shans të flas me të deri tani. Me njohuritë e tij mbi futbollin dhe talentin që pati në fushë, ai do të na ndihmojë të fitojmë shumë tituj”.