No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Harry Maguire: Mendova që na rrëmbyen në Greqi

Harry Maguire: Mendova që na rrëmbyen në Greqi

Ndërkombëtari anglez, Harry Maguire, i tha redaktorit të sportit në BBC, Dan Roan, se oficerët e policies greke, të cilët nuk e identifikuan veten, e zbritën zvarrë nga minibusi i grupit të tij në Mykonos, e goditën me këmbë dhe i thanë se karriera e tij kishte mbaruar. 27-vjeçari thotë se u përpoq të ikte me një prangë në dorë, sepse nuk e dinte se kush ishin civilët që po e arrestonin.
Të martën, ndaj Maguire u dha një dënim me kusht prej 21 muajsh e 10 ditë burg, pas gjykimit në ishullin grek të Siros. Ai u shpall fajtor për dëmtime të përsëritura trupore, përpjekje për dhënie ryshfeti, dhunë ndaj punonjësve publikë dhe fyerje të tyre, gjatë arrestimit në Mykonos. Të Mërkurën, ekipi i tij juridik paraqiti një apel kundër aktgjykimit. Në përputhje me ligjin grek, apelimi anulon dënimin e Maguire dhe do të ketë një rigjykim të plotë, në një gjykatë më të specializuar.
Maguire u shfaq i emocionuar gjatë intervistës, teksa tha se shpallja fajtor nga aktgjykimi ishte “e tmerrshme” dhe se ai “nuk mund ta besonte fare atë”. Mbrojtësi qendror, i cili mohon të ketë përdorur grushtet, as t’i ketë ofruar ryshfet policisë, nënvizoi: “Nuk ndiej se i detyrohem askujt për t’i kërkuar falje. Ndjesa është diçka e nevojshme, kur ke bërë diçka të gabuar. Unë nuk ia dëshiroj këtë situatë askujt. Natyrisht, situata bëhet më e vështirë për shkak se luaj në një nga klubet më të mëdha në botë, kështu që jam i penduar që i mërzita tifozët dhe klubin përmes kësaj, por nuk bëra asgjë të keqe. Unë u gjenda në një situate, e cila mund të ndodhte kudo dhe me cilindo”.
I pyetur se sa është lënduar, Maguire tha: “Ata më goditën shumë në këmbë. Isha në panik, i frikësuar për jetën time”. Maguire tha se familja e tij po vuan më shumë se ai dhe se ndërgjegjja e tij është e qetë: “Unë e di se çfarë ndodhi atë natë. Unë e di të vërtetën. Kur flas për këtë, e kam ndërgjegjen të qetë, por thjesht më bën të ndihem pak i zemëruar brenda vetes. Unë do të vazhdoj përpara, jam i fortë mendërisht”.
Maguire, i blerë për 80 milionë £ nga Leicester City më 2019, u emërua kapiten i përhershëm i Manchester United në janar, pas largimit të Ashley Young tek Interi. Ai ka të ngjarë të mbetet kapiten edhe sezonin e ri, pavarësisht incidentit në ishullin grek. “Është një nder kaq i madh të jesh kapiten i Manchester United, diçka për të cilën jam vërtet krenar, – shtoi ai. – Është një privilegj i madh të luash për këtë klub, edhe pa qenë kapiten. Drejtuesit e Manchester United kanë qenë të shkëlqyeshëm me mua dhe i falënderoj për këtë”.
Të martën, Maguire u “skarcua” nga kombëtarja e Anglisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve të shtatorit, kundër Islandës dhe Danimarkës. Ai tha: “Më pëlqen të luaj për vendin tim. Fizikisht dhe mendërisht jam gati të luaj. Jam i zhgënjyer, por natyrisht që e kuptoj zgjedhjen e trajnerit në këtë situatë”. Natën e incidentit në Mykonos, Maguire ishte me pushime me të fejuarën e tij, Fern, motrën më të vogël, Daisy, vëllain dhe të dashurën e tij, dy miq dhe të dashurat e tyre. Ata ishin jashtë, duke pirë në Mykonos, dhe i dërguan mesazh shoferit të minibusit për t’i marrë e dërguar në shtëpi. Shoferi erdhi 20 minuta me vonesë.
Maguire thotë se grupi ishte i lodhur dhe po planifikonte të kthehej në vilë. Dy burra iu afruan Daisy (motrës) dhe e pyetën se nga ishte, para se Fern (e fejuara) të shihte sytë e motrës të përlotur. Në këtë pikë, kujton Maguire, “të gjithë bërtisnin dhe ulërisnin”, kur tre burra grekë, të veshur civilë, u përfshinë në ngjarje. Maguire thotë se nuk po përpiqeshin të “shkaktonin një grindje ose përleshje”, por “kishte vetëm shumë britma, shumë bujë. Asnjë dyluftim, siç është raportuar. Asnjë grusht”. Maguire tha se policët civilë grekë thjesht po përpiqeshin ta qetësonin, por ata ishin “pak agresivë”.
Në këto momente mbërriti minibusi. Maguire tha se e morën Daisy në autobus: “Ka pasur shumë bërtitma, një panik i madh, por as luftë dhe asgjë të dhunshme”. Ata i thanë shoferit që t’i merrte përsëri në vilë dhe planifikuan të shkonin në spital, por Daisy u shërua “shumë shpejt”. Autobusi u nis për 5-10 minuta dhe ndaloi në rrugë. “Ne pamë se tetë burra e kishin rrethuar minibusin, të gjithë me rroba civile. Dyert u hapën dhe unë me një mik dolëm nga minibusi. Burrat civilë nuk na thanë asgjë.
Në këtë moment mendova se na kishin rrëmbyer. Unë dhe shoku vrapuam drejt rrugës kryesore, nga ku kontaktuam me agjentin tim për t’i kërkuar ndihmë, duke lënë mesazhe në një grup WhatsApp. Kur u kthyem te minibusi u gjendëm të rrethuar, civilët filluan të ecnin drejt nesh. U ulëm në gjunjë dhe i ngritëm duart në ajër. Ata filluan të na godisnin. Njërën dorë ma lidhën me pranga, ndërsa po më godisnin te këmbët, duke më thënë se karriera ime kishte mbaruar”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments