No menu items!
Ballina KRYESORE Gjilani paralajmëron katër përforcime

Gjilani paralajmëron katër përforcime

Klubi nga Anamorava, Gjilani e nisi tregun e transferimeve me tri përforcime në afatin kalimtar veror.

Enea Koliçi, Shend Kelmendi dhe Ardit Hila iu bashkuan skuadrës së Gentjan Mezanit për ndeshjet e Ligës së Evropës, por klubi gjilanas nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Në mbrëmjen e djeshme (e enjte), aventura e Gjilanit në Ligën e Evropës mori fund pas humbjes dinjitoze 0:2 nga gjiganti qipriot, APOEL Nicosia në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Kur të gjithë mendonim se Gjilani është pasivizuar në tregun e transferimeve, kjo duket se nuk qëndron aspak, pasi klubi gjilanas ka paralajmëruar transferime “bombastike” në ditët e ardhshme.

Drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli në një prononcim për “Zeri.info” ka konfirmuar se fillimisht skuadra do të pushojë për tri ditë, e më pas do të prezantohen tre apo katër futbollistë cilësorë.

“Vetëm edhe tri ditë i duhen Gjilanit për t’i sjellur top-transferimet. Janë në pyetje tre apo katër lojtarë. Pas pushimit tre-ditorë që e kemi, do t’i zyrtarizojmë ata”, ka thënë Sevdail Robelli.

Duke mos dashur të përmend emra, Robelli ka deklaruar se dy prej ardhjeve të reja te Gjilani janë jashtë Kosovës.

“Dy prej përforimeve të reja vijnë nga jashtë. Janë dy mesfushorë dhe dy lojtarë të pozitave tjera. Përparësi kemi pasi 85 përqind të skuadrës nga edicioni i kaluar e kemi ruajtur dhe jemi përforcuar në disa pika ku kemi pasur mangësi”, potencoi zyrtari i klubit gjilanas.

Për fund, Robelli tha se futbollistët e Gjilanit ndihen të lodhur pas aventurës evropiane, por që ai shpreson se pushimi prej tri ditësh do t’i relaksojë në masën e duhur.

“Futbollistët janë të lodhur pas angazhimeve që kanë pasur në ndeshjet evropiane, por me tri ditë pushim, besoj se do të rikthehen edhe më të fortë në përgatitjet për edicionin e ri”, përfundoi të premten Sevdail Robelli për “Zeri.info”.

Prej javësh është raportuar se Besar Musolli i Kukësit do t’i bashkohet Gjilanit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments