No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK e dënon aktin e djegies së flamurit grek në kryeqytet

FFK e dënon aktin e djegies së flamurit grek në kryeqytet

Federata e Futbollit e Kosovës e ka dënuar fuqishëm aktin e djegies së flamurit të Greqisë në sheshin e kryeqytetit nga disa individë të pandërgjegjshëm, e që sipas FFK-së thirren në përfaqësim të një grupi të tifozëve, pas ndeshjes së mbrëmshme Gjilani – Apoel.

Reagimi i FFK-së
Grupi i tifozëve “Skifterat” deri tash nuk është shquar për akte të tilla apo për dhunë, andaj edhe individët që e kanë kryer këtë akt të turpshëm besojmë që nuk kanë lidhje me këtë grup të tifozëve.

Njëherësh, konsiderojmë se ky akt i shëmtuar nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën dhe idealet e popullit tonë. Çdo sjellje e tillë është në kundërshtim me vlerat tona dhe ambicien për të qenë pjesë e familjes së shteteve demokratike evropiane.

Me këtë rast, kërkojmë nga organet e rendit që të vihen në kërkim të individëve që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar, i cili e prish imazhin e futbollit dhe të shtetit tonë.

Kosova është shndërruar në storie të suksesit dhe shembull për të mirë duke iu falënderuar paraqitjeve të shkëlqyeshme të Kombëtares sonë, por edhe animit korrekt të tifozëve tanë “Dardanët” në çdo ndeshje e stadium, prandaj është e patolerueshme të lejojmë të na ndodhin akte të tilla si kjo e mbrëmshmja dhe aq më parë nga individë që veten e quajnë tifozë futbolli.

Pikërisht në fillim të muajit të ardhshëm Kosova do të ballafaqohet me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve dhe si në çdo ndeshje tjetër, edhe këtë herë do të dëshmojmë se jemi vend i vlerave sublime dhe popull mikpritës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do...

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

Recent Comments