No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Zyrtare: Bernard Challandes vazhdon t’i prijë Dardanëve edhe dy vjet

Zyrtare: Bernard Challandes vazhdon t’i prijë Dardanëve edhe dy vjet

Bernard Challandes do të vazhdojë t’i prijë Kombëtares së Kosovës deri në vitin 2022. Marrëveshja e re është arritur sot në takimin që presidenti Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu e kanë zhvilluar me trajnerin zviceran, e ku palët u dakorduan që ta vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët edhe për dy vjet. Kësisoj, kontrata e re është për periudhën 2020-2022. Deri te marrëveshja e re erdhi si rezultat i punës së mirë dhe sukseseve të arritura të Dardanëve në periudhën 2018-2020, derisa me punën e trajnerit zviceran kanë qenë të kënaqur të gjithë. Në anën tjetër, edhe Challandes është i kënaqur me punën dhe kushtet dhe gjithçka që ofron FFK-ja. Tani, përqendrimi është tek dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Greqisë, me shpresë dhe besim për suksese të reja.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments