No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Messi dhe Suarez “kapen mat” në restorantin luksoz të Barcelonës

Messi dhe Suarez “kapen mat” në restorantin luksoz të Barcelonës

“El Chiringuito de Jugones” ka arritur të fotografojë Messin dhe Luis Suárez në dalje të një restoranti të famshëm luksoz në qytetin e Barcelonës, ku ata kishin darkuar së bashku. Argjentinasi dhe uruguajani, të cilët dolën me makinat e tyre përkatëse, u takuan si miq për kokë që janë. Nuk dihet me saktësi nëse kjo ka qenë darka e tyre e fundit si lojtarë të Barçës. Kjo është fotoja e parë i Leos, pas “bombës” që shpërtheu të martën, ditën e “burofax” që kapiteni i dërgoi Barcelonës, duke i njoftuar vendimin e tij për ta lënë ekipin e jetës falas, që këtë verë.
Kështu e ka mbyllur Messi ditën e dytë, pas lajmeve që tronditën Barcelonën. Miku i ngushtë, Suarez, e ka marrë tashmë lajmin e keq nga Ronald Koeman se nuk është në planet e tij për sezonin e ri. Uruguajani qe i pari, që u njoftua nga trajneri i ri për procesin e domosdoshëm të rinovimit të Barçës. Pikërisht, ai vendim është një nga arsyet e shumta që Leo të largohet nga skuadra katalanase, ndërsa Manchester City ka marrë epërsinë për të nënshkruar argjentinasin. Megjithatë, sipas asaj që thonë mediat në Argjentinë, qëllimi i kapitenit është të paraqitet për t’u stërvitur me Barcelonën, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.
Pas tupërimit 8-2 ndaj Bayern Munich në Champions dhe “burofax”, Messi ende nuk ka folur. Imazhi i tij i parë, mbas kërkesës për largim, është siguruar nga “El Chiringuito”. Çfarë është më e mirë për të sesa të takohet me Luis Suarez, mikun e zemrës, për t’i treguar gjithë të vërtetën dhe atë që ndjen, teksa ka vendosur të hapë një derë të re, që ndoshta kurrë nuk e kishte menduar ta trokasë…

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments