No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Manchester City kërkon Bonucci, mbrojtësi bardhezi përgjigjet prerë

Manchester City kërkon Bonucci, mbrojtësi bardhezi përgjigjet prerë

Asnjëherë nuk ka pasur një negociim të vërtetë, por mendimi i Manchester City për Leonardo Bonucci është real. Ditët e fundit, klubi anglez është interesuar te rrethi i mbrojtësit bardhezi, duke u përpjekur të kuptojë se cilat mund të jenë rrugët për ta rrëmbyer atë nga Juventusi dhe vënë në dispozicion të Pep Guardiolës. Bonucci, megjithatë, nuk e pranoi ftesën për t’u ulur në një tryezë bisedimesh, edhe për shkak të rinovimit të vitit të kaluar, zyrtarizuar në nëntor, i vlefshëm deri më 2024. Prandaj, “Zonja e Vjetër” është e qetë për prapavijën, ku bën pjesë edhe Leonardo, teksa po studion mundësi të tjera në merkato, veçanërisht për sulmin.
Edin Dzeko është objektivi kryesor i Fabio Paratici, por duhet bindur Roma. Me klubin verdhekuq, që boshnjaku e do aq shumë, do të përballet vetë për të kuptuar se cilat mund të jenë zgjidhjet. Pirlo, nga ana e tij, ka bindje të plotë se Dzeko është funksional për lojën e tij dhe partner ideal për CR7. “9” e Romës, megjithatë, është shumë i lidhur me kryeqytetasit dhe kjo mund të përfaqësojë një pengesë të rëndësishme.
Alternativa tjetër mbetet Milik, që dëshiron të largohet nga Napoli. Flitet se edhe Cavani iu është ofruar bardhezinjve, por e kaluara e tij si “Matador blu” nuk e lejon atë të bëjë një zgjedhje kaq të vështirë dhe me zemër të lehtë. Dhe meqë jemi te sulmi, ndoshta është koha që Moise Kean të kthehet pas një viti të kaluar tek Evertoni, pa lënë asnjë gjurmë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shpërthen Pirlo: Shikoni ndeshjet dhe pastaj komentoni, do më tregoni ju se çfarë duhet të bëj?!

Zhgënjimi për barazimin ndaj Veronës ka qenë i madh në kampin e Juventusit dhe kjo gjë u pa qartë edhe te trajneri Andrea Pirlo,...

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

Recent Comments