Cristiano Ronaldo duket më i motivuar se kurrë dhe i ka objektivat e qarta për sezonin e ardhshëm. Ai ka bërë një postim të gjatë në Instagram ku tregon se është gati për të pushtuar Europën dhe botën.
“Po bëhem gati që të luaj sezonin tim të tretë si bardhezi. Shpirti dhe ambiciet e mia janë në majë, si gjithmonë. Qëllimet, fitoret, angazhimi, dedikimi dhe profesionalizmi. Me të gjithë fuqinë time dhe me ndihmën e çmuar nga shokët e mi të skuadrës dhe i gjithë stafi i Juventusit, ne po punojmë sërish për të pushtuar Italinë, Europën dhe botën.
“Të thyejmë rekorde. Të kapërcejmë pengesat. Të fitoj tituj dhe të arrij qëllimet e mia personale. Të bëj më shumë dhe më mirë dhe njëherë. Të arrijmë më lart të kemi sukses në të gjitha sfidat që mund të vijnë në rrugën tonë.
“Të bëjmë çdo vit më të mirë se atë që kaluam dhe të fitojmë gjithçka për tifozët dhe mbështetësit tanë. Të mbajmë pasionin unik të Juventusit dhe të rishkruajmë historinë, duke rritur emrin tonë, vlerat dhe standertet tona sa më shumë të mundemi”, – shkruan CR7.