No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Kontratë “3+2” dhe kalim në MLS, pse Messi do të bëhet “Qytetar”

Kontratë “3+2” dhe kalim në MLS, pse Messi do të bëhet “Qytetar”

Lionel Messi është gati të nisë një aventurë të re dhe emri i tij lidhet më së shumti me Manchester City, klubin që mendohet se është i vetmi që mund t’ia dalë ta transferojë argjentinasin. La Nacion shkruan se Messi kërkon një ambient të ri, sipas një burimi që ata kanë pranë lojtarit.

Arsyeja pse sulmuesi kërkon të shkojë te City lidhet me mundësinë që klubi anglez i jep për të triumfuar në Champions League. Pep Guardiola, me të cilin thuhet se ka pasur edhe një telefonatë, dhe Kun Aguero janë një tjetër arsye për kalimin e Messit te “Qytetarët”.

Më tej, artikulli i gazetës argjentinase zbulon edhe për nisjen e bisedimeve me Ferrán Soriano, CEO-n e City për një kontratë “3+2”, me dy vitet e fundit që Messi mund t’i kalojë në MLS me Neë York City. Synimi është që të shmanget klauzola 700 milion euro dhe gjyqet në FIFA e CAS.

Barcelona nga krahu tjetër po tenton ta bindë Messin të ndryshojë mendje. Një detaj tjetër që e ccon Messin te City është edhe një audio. Thuhet se në të sulmuesi e shpreh se do të bashkohet me anglezët, por kjo është hedhur poshtë nga babai i tij, Jorge Messi.

La Nacion gjithsesi këmbëngul që lajmi i tyre i referohet një burimi pranë vetë futbollistit dhe se ata nuk kanë përmendur në asnjë moment se bazohen te ndonjë audio.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments