Futbollistët e Gjilanit kanë rezultuar negativë pas testeve në laboratorin e licencuar nga UEFA, Synlab në Shqipëri.
Kësisoj, s’do të ketë probleme para ndeshjes ndaj APOEL-it, përcjellë Gazeta Olle.
“Sport Club Gjilani njofton se pas testimeve të djeshme në laboratorin e licensuar të UEFA-së, në Shqipëri “Synlab”, e gjithë skuadra e Gjilanit ka rezultuar negativ.
Pas konfirmimit të rezultateve sot, skuadra e Gjilanit merr dritën e gjelbërt që në mbrëmjen e sotme të zhvilloj takimin e rundit të parë në Europa Ligë, kundër APOELIT të Nikozisë”, njofton klubi bardhekuq.
Takimi fillon prej 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Deklaratat, kuotat dhe më të rejat rreth sfidës mund t’i mësoni duke klikuar këtu. /Gazeta Olle/