No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Gjilani dorëzohet në vazhdime, APOEL-i kalon tutje

Gjilani dorëzohet në vazhdime, APOEL-i kalon tutje

Skuadra nënkampione e Kosovës, SC Gjilani është eliminuar nga garat e Europa League, pasi të enjten në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” ka pësuar humbje nga skuadra e njohur qipriote, APOEL Nicosia, pas vazhdimeve, me rezultat 0:2. Gjilani pati një paraqitje shumë të mirë në 90 minutat e rregullta, duke arritur t’i rezistojë mjaft mirë skuadrës me përvojë të madhe në garat evropiane. Në pjesën e parë mysafirët ishin skuadër më dominuese në lojë, por pa ndonjë rast serioz para portës së Koliçit, falë edhe mbrojtjes efikase të gjilanasve që nuk lejuan shumë hapësira. Në pjesën e dytë ishin gjilanasit që u liruan nga presioni dhe e administruan lojën, por pa arritur të vijnë deri te rastet e mira. Në minutën e 78-të skuadra qipriote pati mundësi për të kaluar në epërsi, pasi gjyqtari akordoi penallti, ndonëse ndërhyrja ishte jashtë vijës së 16-shit. Për fat të gjilanasve gjuajtja e Moussa Suleimanit shkoi mbi portë dhe kësisoj ndeshja shkoi në vazhdime. Megjithatë, në vazhdim freskia ishte në anën e mysafirëve, të cilët në minutën e 102-të finalizuan një aksion të shpejtë, kur realizoi Georgios Efrem për zhbllokim të rezultatit, derisa në minutën e 116-të fitoren dhe kualifikimin në rrethin e dytë të Europa Leagues për APOEL-in e vulosi Dieumerci Ndongala. Sidoqoftë, paraqitja e sotme e Gjilanit dëshmoi se futbolli kosovar është në rrugën e duhur dhe ka shënuar rritje, duke pasur parasysh se gjilanasit u përballën me një rival shumë të fortë dhe që ka emër në garat evropiane.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments