No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR “Fadil Vokrri” hapë sonte dyert për Gjilanin, nënkampioni i Kosovës sfidon APOEL-in

“Fadil Vokrri” hapë sonte dyert për Gjilanin, nënkampioni i Kosovës sfidon APOEL-in

Sonte Gjilani e zhvillon ndeshjen e raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës kundër APOEL-it të Nikozisë.

Ekipi i Gentjan Mezanit do të futet në ndeshje me shpresën për të krijuar befasinë e madhe ndaj gjigantit qipriot, i cili është dukshëm favorit për të fituar takimin, përcjellë Gazeta Olle.

Ndeshja do të fillojë prej orës 19:00 në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.

Gjilani debutoi me fitore në garat ndërkombëtare

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, është shprehur optimist para sfidës.

“Optimizmi gjithmonë vlenë. E dimë që kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë dhe që ka një buxhet shumë herë më të madh se ne”, ka thënë Mezani në konferencën për shtyp dje.

“Kemi parë disa lojë të Apoelit. Nuk është ai Apoeli i mëparshëm dhe mendoj se duke parë nivelin e kampionatit që luan, padyshim që është në nivel më të lartë se ne”, shtoi ai.

Pas konferencës, Gjilani ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes, ku pritet të jetë i kompletuar.

Pamje nga konferenca e Gjilanit dje 

Ndërkohë, trajneri i APOEL-it, Marinos Ouzounidis në konferencë për shtyp ka deklaruar së janë gati 100 dhe se ndihen favoritë në këtë takim.

“Nuk ndjemë kurrfarë presioni pas barazimit në kampionat, pasi ka qenë ndeshja e parë e sezonit. Ne do të japim 100 për qind nga vetja në ndeshjen e së enjtes, do të bëjmë maksimumin dhe natyrisht se ndihemi favoritë për shkak se i kemi bërë të gjitha përgatitjet e mundshme gjatë kësaj kohe”.

Tutje ai ka shtuar se këtë ndeshje e kanë marrë me seriozitet të madh dhe se kanë ardhur vetëm për fitore.

“Do ta marrim këtë ndeshje me seriozitet dhe me angazhimin e të gjithë lojtarëve besoj që do t’ia dalim. Shanset që do të kemi do të mundohemi t’i shfrytëzojmë dhe t’ia dalim. Do ta marrim këtë lojë shumë seriozisht dhe ta fitojmë për ta kaluar në raundin tjetër”, u shpreh Ouzoudis, duke shtuar se e njohin Gjilanin.

Trajneri i APOEL-it vlerësoi pozitivisht Gjilanin

Ndeshja që fillon prej orës 19:00 do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ndërkohë, bastoret ndërkombëtare i kanë dhënë përparësi të madhe APOEL-it para ndeshjes.

Kuotat për fitoren e mysafirëve janë rreth 1.35 euro, ndërsa ajo e Gjilanit nga 6 deri në 7.

Më poshtë kuotat e plota nga bastoret e ndryshme ndërkombëtare. /Gazeta Olle/

Kuotat e ndeshjes Gjilani – APOEL

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments