No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Europa League flet shqip, 7 klube shqiptare në kërkim të kualifikimit tutje

Europa League flet shqip, 7 klube shqiptare në kërkim të kualifikimit tutje

Dita e klubeve shqiptare në Europë. Gjithçka nis nga Durrësi, aty ku Teuta do të presë izraelitët e Beitar Jerusalem. Miqtë janë favoritë, por “Djemtë” e Detit” sigurisht do të bëjnë më të mirën që të marrin fitoren dhe rrjedhimisht të kualifikohen në turin e dytë të Europa League. Kjo betejë nisë prej orës 16:30 në stadiumin “Niko Dovana”.

Prej orës 18:00, në fushë zbresin tre klubet shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija e Tetovës luan kundër Sumqayit, Shkupi ndaj Neftchi Baku, dy sfida me klube azere. Edhe Renova luan aty afër, pasi përballet me armenët e Alashkert.

Një tjetër klub shqiptar ka zbarkuar në Azerbajxhan dhe ai është Laçi. Kurbinasit ndeshen me Kesla (ish-Inter Baku) dhe duan hakmarrje për eliminimin e para disa viteve me gol fushe. Bardhezinjët në fushë zbresin prej orës 19:00, njëkohësisht me Gjilanin e Gentian Mezanit.

Klubi dardan ka një ndeshje shumë të vështirë kundër APOEL, por do provojë shanset e veta. Mbrëmja europiane e klubeve shqiptare në Europa League mbyllet me Kukësin, që në “Air Albania Stadium” do të sfidojë bullgarët e Slavia Sofia dhe do tentojë kualifikimin, në një mision jo të lehtë.

EUROPA LEAGUE – rrethi i parë kualifikues
E enjte, më 27 gusht, 2020

Ora 16:30 | Teuta-Beitar Jerusalem (transmetohet në RTSH)
Ora 18:00 | Sumqayit-Shkëndija Tetovë (transmetohet në Supersport)
Ora 18:00 | Neftchi-Shkupi
Ora 18:00 | Alashkert-Renova
Ora 19:00 | Keshla-Laçi (transmetohet në Supersport)
Ora 19:00 | Gjilani-APOEL
(transmetohet në RTK)
Ora 20:00 | Kukësi-Slavia Sofia (transmetohet në RTSH)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments