No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi konfirmon se shumë shpejt vazhdohet bashkëpunimi me Challandesin

Ademi konfirmon se shumë shpejt vazhdohet bashkëpunimi me Challandesin

Zvicerani Bernard Challandes do të vazhdojë të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në futboll. 69-vjeçari vlerësohet shumë lartë për punën që e ka bërë te Kosova. Por kontrata e Challandesit ka përfunduar në fund të qershorit.

Për shkak të rrethanave të krijuara, nuk ka pasur shumë zhvillime lidhur me kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Kosovës. Por Challandes, ndonëse pa kontratë, vazhdon punën me “dardanët”. Ai të mërkurën ka arritur në Kosovë ku do të përgatisë ekipin për dy ndeshjet e para të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Dhe gjatë qëndrimit në Kosovë, pritet të arrihet marrëveshja për vazhdimin e kontratës së tij me FFK-në. Këtë për KOHËN e ka konfimuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi e Challandes kanë darkuar të mërkurën. Sipas njoftimit të FFK-së ata kanë biseduar për gjendjen aktuale, për futbollistët dhe për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Greqisë. Ndeshja me Moldavinë luhet në Parma të Italisë, ndërsa ajo ndaj Greqisë në Prishtinë.

I pari i FFK-së, Agim Ademi, ka lënë të kuptohet se është diskutuar edhe për vazhdim të kontratës.

“Sigurisht që Bernard Challandes ka ardhur për të filluar garën në Ligën e Kombeve, me ekipin tonë në grupin C, ku do të zhvillohen ndeshjet me Moldavinë dhe Greqinë. Sa i përket kontratës, kuptohet që çdo trajner e mban suksesi dhe rezultati. Sukseset dhe rezultatet i ka trajneri i ekipit tonë”, ka thënë Ademi.

“Challandes e ka edhe vullnetin për të punuar me Kosovën. Në ditët në vazhdim besoj që do të merremi vesh për këtë çështje”, ka shtuar Ademi.

Të martën gjykata vendosi që të kthejë në rigjykim një rast ndaj të parit të FFK-së.

Challandesi, sipas njoftimit të FFK-së, e ka përgëzuar Ademin për të arriturat dhe punën e bërë dhe e ka uruar për tejkalimin e situatës rreth procesit gjyqësor.

Challandes mori drejtimin e Kosovës më 2 mars të vitit 2018. Nën drejtimin e tij Kosova ka bilanc pozitiv – 11 fitore, pesë barazime e katër humbje.

Challandes e ka udhëhequr me sukses Kosovën në kampanjën në edicionin e parë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Përmes saj, Kosova siguroi pjesëmarrjen në plejof për Euro 2020. Ndërkohë edhe kualifikimet për Euro 2020 u vlerësuan të suksesshme për Kosovën, ndonëse nuk u sigurua bileta në grup të vështirë.

Kosova muajin tjetër e luan ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore. Nëse e fiton atë, luan në finale të plejofit për vend në Evropian.

Challandes ka bërë bujë edhe me paraqitjet plot pasion. Tifozët e Kosovës e vlerësojnë lartë për punën që ka bërë.

Sipas fjalëve të Ademit, puna e Challandesit vlerësohet edhe nga FFK-ja dhe ai pritet të mbetet në krye të Kosovës edhe pas ndeshjeve të shtatorit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Cassano paralajmëron Interin: Do të ishte një katastrofë e vërtetë

Antonio Cassano, ish-sulmuesi i Inter-it, Milan-it dhe Roma-s, ka folur në kanalin Youtube të gazetarit Stefano Borghi. Ish-futbollisti ka folur në lidhje me luftën për...

Paraqitje e shkëlqyeshme e Rashicës, Werderi triumfon me përmbysje

Werder Bremen ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2:1, duke i arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme. Milot Rashica “eklipsoi”...

Revolucion te Marseille! Prezantohen trajneri dhe presidenti i ri

Olimpique Marseille po përjeton një revolucion të vërtetë në klub, pasi ka ndryshuar trajner dhe president. Klubi francez ka bërë një komunikatë zyrtare, ku...

Recent Comments