Skuadra nënkampione e Kosovës, Gjilani do ta vazhdojë paraqitjen e saj në Europa League këtë të enjte, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqire e skuadrës së famshme qipriote, Apoel Nicosia.
Radio Televizioni i Kosovës i ka siguruar të drejtat ekskluzive të kësaj ndeshje, e cila do të transmetohet me fillim në orën 19.00, derisa para dhe pas ndeshjes do të ketë emision me mysafirë të ftuar dhe lidhje direkte nga stadiumi për ta parashikuar dhe më pas për ta analizuar ndeshjen.
Gjilani në rrethin parakualifikues shënoi fitore ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Penne, me rezultat 3:1, por tani përballë do të ketë një skuadër të nivelit tjetër. Gjithsesi, dëshira dhe optimizmi për sukses në kampin gjilanas është i madh, andaj edhe emocionet e kësaj sfide nuk do të mungojnë, ndonëse ndeshja luhet pa praninë e tifozëve.