Gentian Mezani ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me APOEL Nikosian e Qipros.
Takimi zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe vlen për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.
Në taborin gjilanas janë shprehur optimist se mund të kalojnë tutje, pavarësisht cilësive që ka kundërshtari.
“Optimizmi gjithmonë vlenë. E dimë që kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë dhe që ka një buxhet shumë herë më të madh se ne”, ka thënë Mezani, raporton Olle.
“Kemi parë disa lojë të Apoelit. Nuk është ai Apoeli i mëparshëm dhe mendoj se duke parë nivelin e kampionatit që luan, padyshim që është në nivel më të lartë se ne”, shtoi ai.
Skuadra më pas ka dalë në stadiumin Fadil Vokrri për të kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme

Takimi i nesërm fillon në ora 19:00 dhe luhet pa shikues. Fituesi kualifikohet tutje.