No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Messi fut Barçën në kaos, iniciohet mocion mosbesimi ndaj Bartomeu

Messi fut Barçën në kaos, iniciohet mocion mosbesimi ndaj Bartomeu

Jordi Farré, kandidat aspirues për presidencën e Barçës, u paraqit këtë të mërkurë, në orën 09:00 të mëngjesit në klub, për të iniciuar mocion mosbesimi ndaj Josep Maria Bartomeu. “Siç thashë dje, unë sapo dorëzova një letër, për të kërkuar mocion mosbesimi kundër Josep Maria Bartomeu dhe gjithë bordit të tij të drejtorëve. Ata nuk mund të jenë më në komandën e klubit për anjë minutë tjetër”, – shroi në llogarinë e tij në Twitter.
Pavarësisht se nuk ka aspak mundësi për presidencën, Farré ka vendosur të hedhë një hap përpara dhe të përpiqet të aktivizojë një proces, që nuk është i thjeshtë dhe që kurrë nuk ka ecur përpara, por që tani merr formë për shkak të insistimit të Bartomeu, që të mos largohet nga drejtimi deri në mars. Të paktën, deri mbrëmjen e së martës, Josep Maria Bartomeu nuk kishte qëllim dorëhiqej, duke lënë dikë nga bordi i tij në detyrë dhe të avanconte zgjedhjet. Ai nuk dëshiron të rrëzohet nga “burofaksi” i Messit, në të cilin kërkoi largimin nga Barcelona.

Kandidatët me mundësi më të mëdha për stolin e Barçës, Joan Laporta, Víector Font, Emili Rousaud dhe Agustí Benedito, nuk e kanë shprehur publikisht qëllimin e tyre për të paraqitur mocion mosbesimi, veçmas ose bashkërisht. Por, e vërteta është se kjo është mënyra e vetme për ta larguar legalisht bordin e drejtorëve dhe Bartomeu para marsit, nëse nuk ka ndonjë ndryshim kursi në mendjen e presidentit.
Sipas nenit 5 të statutit të Barçës, çdo përpjekje për mocion mosbesimi duhet të bashkojë 15 për qind të anëtarëve me të drejtë vote në klub dhe procedura duhet kryer brenda 14 ditëve. Në zgjedhjet e fundit, për shembull, lista zgjedhore e Barcelonës ishte 109.637 anëtarë, kështu që 15% e nënshkrimeve të kërkuara do të ishin më shumë se 16.500. Nëse tejkalohet ky hap, do të fillohej një proces votimi, në të cilin mocioni i mosbesimit do të shkonte përpara vetëm nëse fiton votat e favorshme; dy të tretat ose më shumë të votuesve, me kusht që numri i këtyre të jetë së paku 10 për qind e votuesve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bledar Devolli tregon kush është trajneri më i mirë në Kosovë

Sot u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani u mposht minimalisht në derbin e javës nga Llapi...

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës sot na solli dy ndeshje të cilat ndikuan në ndryshimin e renditjes tabelare, duke e...

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Recent Comments