Gjërat mund të bëhen mirë, keq ose si te Barcelona aktualisht, mish-mash. Nëse të martën pasdite, në zyrat e klubit mbërriti “burofaksi” më i rëndësishëm në histori, në të cilin kapiteni dhe emblema e një gjenerate të tërë, Leo Messi, komunikoi dëshirën e tij për t’u larguar, duke përfituar nga një klauzolë e njëanshme çliruese, një tjetër “burofax” ka mbërritur në të njëjtën adresë. Në këtë rast, autori i tij nuk ishte aq i rëndësishëm, por në çdo rast emri nuk kaloi pa u vënë re midis punonjësve të klubit, pasi ishte Quique Setién.
Sipas RVV, ish-trajneri i Barçës pretendon përmes avokatëve të tij, dhe përmes “burofax”-it që klubi t’i njoftojë zyrtarisht shkarkimin, në mënyrë që të fillojë procedurat për të gjetur një ekip të ri. Klubi Blaugrana iu përgjigj Setién se e merrte këtë “burofax” si një gjest të mirë dhe se do të përpiqet ta zgjidhë këtë situatë “në kohën dhe në mënyrën e duhur”. Ajo që duket qartë është shkalla e konfuzionit, në të cilin është futur klubi katalanas, pas poshtërimit 8-2 në Lisbonë, më 14 gusht.