Bernard Challandes ka zbuluar listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit, që zhvillohen në kuadër të Ligës së Kombeve, e ku mungojnë Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova.
Sulmuesi prizrenas, i cili së shpejti pritet t’i bashkohet Lazios, ka pësuar një lëmdim para tri ditësh dhe kjo është arsyeja që nuk është në listën e Challandesit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala.
“Muriqi e ka pësuar një lëndim dhe kjo është arsyeja e mungesës së tij”, ka deklaruar Shala. Ndërkaq, Zhegrova duket se është lënë jashtë listës për shkak se nuk ka lojë që shumë kohë.
Më 3 shtator, Kosova takohet me Moldavinë në Itali, ndërsa tri ditë më vonë pret Greqinë.