No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Gjykata Supreme e rikthen në rigjykim çështjen e Agim Ademit, ai tani...

Gjykata Supreme e rikthen në rigjykim çështjen e Agim Ademit, ai tani e vazhdon pa telashe mandatin në krye të FFK-së

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka fituar lëndën në Gjykatën Supreme, pasi kjo e fundit çështjen e veprës penale e ka kthyer në rigjykim. Kësisoj, tashmë Ademi do të vazhdojë ta kryejë pa problem pozitën e tij në krye të FFK-së.

Ja njoftimi i plotë i Gjykatës Supreme

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale të të dënuarve A.A., dhe M.R., për shkak të veprës penale detyrimi në tentativë, ka aprovuar si të bazuara kërkesat e tyre për mbrojtje të ligjshmërisë dhe çështjen e ka kthyer për rigjykim, në shkallë të parë.

Kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit M.R. avokatit R.K., dhe atë të të dënuarit A.A., paraqitur kundër aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, PKR.nr.51/2014 i datë 5 korrik 2019 në seancën e kolegjit të mbajtur me 15 korrik 2020, aprovoi si të bazuara këto dy kërkesa, kurse aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, PKR.nr.51/2014 të datës 5 korrik 2019 dhe atë të Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.504/2019 të datës 12 shkurt 2020, i anuloi, kurse çështjen ia ktheu gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments