Situatë emergjente te Barcelona, pas kërkesës së Lionel Messit për t’u larguar nga klubi.
Mediet në Spanjë raportojnë se ka përfunduar mbledhja e bordit të drejtorëve te Barcelona.
Disa prej tyre sipas raportimeve tashmë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa disa të tjerë kanë propozuar një mocion mosbesimi kundër Bartomeut.
Gjithashtu ka raportime se Bartomeu edhe po mendon dorëheqjen, për të ndikuar te Lionel Messit që të ndryshojë mendimin.
Lionel Messi është lojtari më i mirë në histori të Barcelonës, dhe largimi i tij, do të ishte një shok për katalanët.