No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: U konfirmua pafajësia ime, gjithmonë kam besuar në drejtësi!

Ademi: U konfirmua pafajësia ime, gjithmonë kam besuar në drejtësi!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi është deklaruar rreth vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i anuloi vendimet e Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit, duke e rikthyer lëndën e tij në rigjykim.

Mesazhi i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës

Me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, sot, u konfirmua pafajësia ime në lidhje me pretendimet e pabazuara të Prokurorisë së Republikës së Kosovës. Me këtë aktgjykim, u konfirmuan shkeljet e shumta në të cilat ishin përfshirë Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata e Apelit të Kosovës, të cilat padrejtësisht më shpallën fajtor në lidhje me veprën penale që pretendohej nga prokuroria.

Që nga fillimi i këtij procesi penal, kam qenë i bindur në pafajësinë time dhe besimin në drejtësi, të cilën e vërtetoi edhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, me kthimin e çështjes në rivendosje. Besimi im në organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës nuk ka munguar asnjëherë, ashtu që ky besim më është shtuar pas këtij vendimi të drejtë dhe të ligjshëm për të cilin u njoftova sot.

Dua të falënderoj për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Federatës së Futbollit të Kosovës, organeve të saj, bashkëpunëtorëve të mi, avokatin e Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe avokatët e mi, të cilët bashkërisht kanë kontribuar për marrjen e një vendimi të drejtë dhe të ligjshëm.  

Ju falënderoj të gjithëve për interesimin, mesazhet dhe urimet e shumta!

Ecim tutje me krenari e përgjegjësi drejt sukseseve të reja!

Me respekt,
Agim Ademi

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Ademi takohet me zv/presidentin e ri të DFB-së, në qershor nis realizimi i projekteve të përbashkëta

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit...

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Recent Comments