Skuadra e Torinos ka fituar betejën me Atalantan – për të siguruar shërbimet e futbollistit kosovar, Mërgim Vojvoda.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës do të largohet nga St Liege dhe do të transferohet në Serie A, tek Torino, transmeton Sheshi.
“Vojvoda nesër natën në Torino: 5,5 milion plus bonuse për Standard Liege dhe tashmë 16 milion të shpenzuara nga Torino për tre blerje”, shkruan Di Marzio në Twitter.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1297945877450022913&lang=en&origin=http%3A%2F%2Fwww.gazetasheshi.com%2Fe-kryer-mergim-vojvoda-lojtari-me-i-ri-i-torinos%2F&theme=light&widgetsVersion=223fc1c4%3A1596143124634&width=550px
Vlen të theksohet se tek Torino, Vojvoda do ta gjejë edhe, Samir Ujkanin, ‘gardianin’ e kombëtares së Kosovës.