PSG u mposht nga Bayern Munich në finalen e Champions League dhe Neymar u pa shumë i zhgënjyer pas ndeshjes. Braziliani madje shpërtheu në lot. Më pas ai ka vendosur të shkruajë disa radhë mbi ndeshjen, ndërkohë që uron bavarezët.
“Humbja është pjesë e sportit, ne provuam gjithçka dhe luftuam deri në fund. Faleminderit për përkrahjen dhe dashurinë e gjithsecilit prej jush. Urime për Bayer”, shkruan Neymar në llogarinë e tij në “Twitter”.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1297665231192240129&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Furime-bayer-lapsusi-i-neymar-nuk-i-shpeton-klubit-gjerman%2F&theme=light&widgetsVersion=223fc1c4%3A1596143124634&width=550px
Braziliani në urimin e tij shkruan “Bayer” dhe jo “Bayern”, çka ka bërë që të reagojë Leverkusen, me një “emoji” ku shpreh habinë për urimin. Sigurisht e gjitha një shaka, që më pas ka marrë edhe reagime.