Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka marrë vendimin për ndeshjen që u pezullua dy herë, Lincoln – Prishtina, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.
Organi disiplinor fitoren në tavolinë ia ka dhënë ekipit nga Gjibraltari.
Kësisoj, Lincoln kalon tutje falë fitores me rezultat zyrtar, 3:0, që do të thotë se Prishtina përshëndetet me kaq nga garat ndërkombëtare këtë edicion.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Prishtinës.
Klubi bardhekaltër nuk ka treguar detaje shtesë të vendimit, i cili në fakt nuk është publikuar ende në faqen zyrtare të UEFA-s.
“Lincoln – Prishtina, 3:0 rezultat zyrtar.
FC Prishtina sapo ka pranuar vendimin zyrtar nga UEFA”, njofton klubi.