Stadiumi “Fadil Vokrri” do të mirëpret ndeshjet e Kosovës A dhe U21 në muajin shtator për ciklet e radhës kualifikuese, ndërkohë që tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këto dy ndeshje, duke marrë masat për rrespektimin e distancës, gjithmonë sipas udhëzuesve kundër “COVID-19”, raporton Sheshi.
Stafi i stadiumit, së bashku me ata të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë punuar në vazhdimësi për të vënë sinjalizues në çdo pjesë të stadiumit, madje duke nisur nga dera kryesore.
Përveç vendosjes së tunelit dezinfektues në hyrje të impiantit, brenda stadiumit janë vënë sinjalizimet për ruajtjen e distancës.
Hapsirat në dhomat e zhveshjes tashmë janë ngushtuar, stolat janë zgjeruar, teksa një numër i futbollistëve rezervë do të qëndrojnë edhe në tribuna, pasi që tashmë janë vënë karrige të veçanta.
Ajo që bie në sy është edhe zvogëlimi i hapsirës për media, pasi që tashmë do të ketë distancë brenda ulëseve dhe numri i gazetarëve do të jetë i limituar.
Në imazhet e mëposhtme mund të shihni më së miri punën e bërë gjatë javës së fundit në këtë stadium:





