No menu items!
Ballina KRYESORE Shtyhet edicioni i ri i Superligës!

Shtyhet edicioni i ri i Superligës!

  • Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare, sot unanimisht ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri në basketboll 2020/21.

Edicioni i ri në basketboll ka qenë i programuar të fillojë më 16.09.2020 me ndeshjet e Superkupës së Kosovës në të dyja konkurrencat dhe më pas të vazhdojë me garat e edicionit 2020-2021.

Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri për një muaj, më saktësisht që edicioni i ri të fillojë më 14.10.2020, kur edhe do të organizohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës. Ndeshjet e play-outit gjithashtu do të shtyhen për një muaj, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Ky vendim është marrë duke parë gjendjen momentale të pandemisë COVID-19 në vendin tonë, por edhe pas konsultimeve me autoritetet përkatëse në nivel vendor dhe në pajtim me udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë duke pasur në vëmendje dhe radhë të parë shëndetin e lojtarëve, trajnerëve, punëtorëve sportivë dhe të gjithë akterëve të përfshirë në organizimin e garave të basketbollit, si dhe karakteristikat e sportit tonë.

Po ashtu ne presim nga institucionet tona që varësisht prej situatës me pandeminë COVID-19 të marrin vendim për lejimin e zhvillimit të stërvitjeve në mënyrë që klubet tona të fillojnë ngadalë, por sigurtë përgatitjet për edicionin e ri.

Federata e Basketbollit e Kosovës e ka përgatitur Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit (versionin 3.0) dhe në momentin që Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim për lejimin e zhvillimit të stërvitjeve (dhe më pas edhe garave), atëherë FBK do t’i pajisë të gjithë anëtarët e saj me këtë Udhëzues, i cili do të jetë udhërrëfyes për ruajtjen e shëndetit të të gjithë basketbollistëve/eve, zyrtarëve të ekipit, zyrtarëve të ndeshjeve dhe gjithë komunitetit të basketbollit në vendin tonë.

Ky vendim hyn në fuqi në datën e miratimit të tij nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Djaloshi i hekurt nga Prishtina po e synon pushtimin e Europës

Edhe pse një vendi vogël, madje edhe i izoluar nga Europa, Kosova vazhdon të shkëlqej në kontinentin e vjetër kur është në...

Recent Comments