No menu items!
Ballina SHOWBIZZ “Pooo”- Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

“Pooo”- Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nxitur thashethemet se janë fejuar.

Spekulimet nisën pasi çifti publikuan një foto të përbashkët në rrjetet sociale.

“Pooo”- shkroi partnerja e yllit të futbollit në përshkrimin e fotos, duke lënë të nënkuptohet se kishte pranuar propozimin e tij për martesë.

Më pas publikoi një tjetër foto, por këtë herë vetëm dhe mbante në dorë një trëndafil të kuq dhe në gishtin e fejesës ra në sy një unazë gjigande. Sipas thashetheme, kjo është unaza me të cilën portugezi i propozoi për martesë partneres së tij.

Georgina Rodriguez dukej mjaft sensuale e veshur me një fustan të kuq, që vendoste në pah format e saj bombastike trupore.

Ndërsa CR7 mbante veshur një këmishë të Louis Vuitton dhe pantallona fildishi.

Çifti janë prindër të një vajze 2-vjeçare, Alana Martina. Ndërkohë Cristiano Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë Cristiano Ronaldo Jr, 10 vjeç dhe binjakët e tij Eva dhe Mateo, 3 vjeç.

Edhe pse nuk është nëna e tyre biologjike, Georgina Rodriguez ka qenë një mama shembullore për ta.

Në fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale, ajo ka treguar se është shumë e përkushtuar ndaj tyre dhe kujdeset shumë për ta.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Reali kthehet te fitorja, një super Benzema nderon Zidane

Real Madridi u rikthye te fitorja në transfertë kundër Alavesit për 4-1. Ekipi madrilen u rikthye te fitorja pas shumë problemeve dhe eliminimit nga...

Shpërthen Koeman: Nëse nuk ju pëlqen, ndërroni trajner

Barcelona, pasi ka humbur Superkupën e Spanjës dhe ka rrezikuar shumë në Kupën e Spanjës, kthehet të përqendrohet në kampionat. Nuk është kurrë një moment...

Ibrahimovic: Sot na kanë munguar shumë gjëra

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milan-it, ka dhënë një intervistë për Sky pas humbje me Atalanta-n. “Sot kanë munguar shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të...

Pioli shpjegon çfarë ndodhi kundër Atalantas dhe përgatitet për një natë pa gjumë

“Besoj se është e vetmja skuadër që nuk kemi arritur ta mundim. Atalanta e ka merituar fitoren. Ne e nisëm shumë mirë, është për...

Recent Comments