Në verën e vitit 2019, ai u largua nga Interi, në mesin e disa keqardhjeve të tifozëve zikaltër. Tani, Ivan Perisic është kampion e Europës. Ka fituar “tripletën” sezonale me Bayern Munich. Nëse ish-shoku i skuadrës, Mauro Icardi, kundërshtar në finalen e Champions-it, u ble nga PSG, por nuk duket më se është i paprekshëm, Perisic ende nuk e di mirë të ardhmen. Bayerni nuk ka vendosur ta blejë, duke pasur parasysh distancën e kërkesë-ofertës midis dy skuadrave. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që kroati të kthehet tek Interi brenda disa javëve në vazhdim për një “martesë” tjetër të pasuksesshme.
Tetë gola dhe dhjetë asiste në sezonin që u mbyll për Perisic, tre gola në Ligën e Kampionëve, janë statistika mbresëlënëse për nënkampionin e botës, si bavarez. Në mikrofonat e “Sky Sport”, pas ndeshjes me PSG, kroati nuk i largoi dyshimet për të ardhmen e tij: “Është për të ardhur keq që nuk e kam bërë diçka të tillë me Interin në vitet e fundit, por tani jam i lumtur. E ardhmja? Kam ende dy vite në kontratën time me zikaltrit, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Duhet të takohemi e të flasim”.
Conte mund të vërë bast për Perisic, pas vitit fitues në Gjermani. Kroati meriton më shumë besim nga ana e Interit, pas “tripletës” së fituar me bavarezët. Merkatoja do ta zbulojë të vërtetën, por ndërkohë ai e gëzon tashmë lavdinë e përjetshme të fitimit të Champions-it.