Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se të enjten (më 27 gusht) në orën 13:00 në selinë e saj do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2020/21 në Superligë. Siç dihet në këtë edicion elita e futbollit kosovar do t’i ketë vetëm 10 skuadra dhe do të zhvillohen 36 xhiro, me sistem të katërfishtë. Në të njëjtën ditë, në orën 13:30, do të tërhiqet shorti për Ligën e Parë, e cila në këtë edicion numëron 20 skuadra, të ndara në dy grupe A dhe B. Ndërkohë, të premten, në orën 11:00, do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Dytë.