No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ndeshja Kosovë - Greqi mund të zhvendoset në Itali

Ndeshja Kosovë – Greqi mund të zhvendoset në Itali

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e parë si vendase në kuadër të Ligës së Kombeve mund ta zhvillojë jashtë vendit.
Kosova e nis fushatën kualifikuese për në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve më 3 shtator teksa do të përballet me Moldavinë në stadiumin “Enio Tardini” në Parma të Italisë.
Tri ditë më pas (6 shtator), Kosova pritej që ta sfidonte Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mirëpo edhe kjo ndeshje mund të luhet jashtë Kosovës.
Në fakt, edhe kjo mund të zhvillohet në Itali.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi deklaron se FFK-ja po përgatitet që ndeshja me Greqinë të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por si mundësi mbetet edhe Italia.
“Për shkak të pandemisë COVID-19, është parë si solucion që ndeshja me Greqinë të zhvillohet në Itali. Gjithsesi, ne jemi duke u përgatitur dhe shpresojmë që të zhvillohet në Prishtinë. Ndeshjet me Moldavinë dhe Greqinë luhen brenda tri ditëve dhe duke e ditur situatën me pandemi në vendin tonë, është parë si solucion edhe Italia. Unë shpresoj shumë se do të luhet në Prishtinë dhe jemi duke u përgatitur për Prishtinë”, ka thënë Agim Ademi të hënën për Zeri.
Me ndeshjen në Parma nis paraqitja e Kosovës në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Për dallim nga edicioni i parë, në të cilin garoi në Ligën D (niveli më i ultë), Kosova tani do të garojë në Ligën C.
Kosova në grupin e tretë së bashku me Greqinë, Slloveninë e Moldavinë.
Por të gjitha ndeshjet duhet të konfirmohen pas situatës së rëndë të krijuar nga pandemia COVID-19.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments