No menu items!
Ballina SPORTE TJERA NBA, Doncic i jashtëzakonshëm, Dallas mposht Clippers, kualifikohen Toronto dhe Boston!

NBA, Doncic i jashtëzakonshëm, Dallas mposht Clippers, kualifikohen Toronto dhe Boston!

Luka Doncic udhëhoqi Mavericks në një përbysje të madhe ndaj Clippers  dhe falë lojës së tij të shkëlqyer ylli slloven tërhoqi ekipin teksan në një fitore të madhe, që tashmë barazon serinë ndërmjet këtyre skuadrave. Në disavantazh 2-1 dhe pa qendrën e ekipit, 25-vjecarin leton Kristaps Porzingis, Luka Doncic nxorri nga repertori gjithë vlerat dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm, e plot madhështi e karakter numri 77 i Dallasit prodhoi një ndër ndeshjet më të mira të karrierës së tij të re në NBA, duke ndihmuar franchise-n teksan për të triumfuar ndaj një skuadre si Los Angeles Clippers, që ka në gjirin e saj MVP e sezonit të kaluar Kawhi Leonard dhe konsiderohet nga të gjithë si një ndër skuadrat favorite për të fituar në muajin tetor trofeun e lakmuar Larry O’Brien. Në Disney World, në Pallatin e Sportit AdventHealth Arena Pranë Qytetit të Orlandos Luka Doncic spikati me një performancë historike, që ishte regjistruar vetëm dy herë gjithsej, gjatë fazës së play off-it, në krejt historinë e NBA-t.

Të vetmit lojtarë që ia kishin dalë mbanë për të mbyllur një ndeshje të fazës së play off-it me minimalisht 40 pikë, 15 rebound dhe 10 asist ishin Oscar Robertson gjysmë shekulli më parë dhe Charles Barkley tre dekada më herët, megjithatë kësaj dyshe prestigjioze tani i shtohet edhe emri i 21-vjecarit nga Ljubljana, që e përfundoi takimin me Clippers me plot 43 pikë, 17 rebound dhe 13 asist, në 45’ 45” që qëndroi në total në parket. Në mungesë të shtatlartit balltikas Luka Doncic mori për dore ekipin, duke refuzuar për t’u dorëzuar edhe kur skuadra e tij ra në disavantazhin e 21 pikëve, ndërsa në momentet përcaktuese ishte pikërisht ai që mori përsipër për të thyer mbrojtjen kundërshtare, duke shënuar koshat decizivë dhe siguruar një fitore të jashtëzakonshme në overtime. Në mesin e periodës së dytë skuadra e dytë më e mirë e Konferencës së Perëndimit fluturoi dy herë në +21 pikë diferencë, 52-31 dhe 54-33, gjithsesi Mavericks nuk e lëshuan veten dhe përfituan edhe nga një lloj nënvleërsimi i basketbollistëve të ekipit të drejtuar nga Doc Rivers, për të shkuar në interval me disavantazhin 66-58. 12’ e tretë lojtarët e Dallasit filluan të kuptojnë se Clippers nuk ishin në një ditë të mirë, teksa u kthyen nga -10 për të mbyllur periodën me epërsinë 93-85, ndërsa në fraksionin e fundit të kohës së rregullt franchise nga Los Angelesi ishte gjatë gjithë kohës në disavantazh dhe Clippers luftuan vërtet shumë për të rekuperuar dieferencën e 12 pikëve, për të barazuar 121-121 dhe shtyrë gjithcka për në kohën shtesë.

Pavarësisht lodhjes, mbulimit tepër të ashpër që shpeshherë shkonte në dublim dhe presionit të jashtëzakonshëm, në overtime Luka Doncic refuzoi për të humbur takimin dhe e mori gati gati si një sfidë personale, duke bërë gjithcka vetë. 50” para fundit Luka barazoi 130-130 pas një depërtimi, ndërsa gjysmë minute më vonë 21-vjecari pas një “layup”-i kaloi Mavericks në +2. 9” para mbylljes Kawhi Leonard pasoi për Marcus Morris që lëshoi një bombë për tre, nga këndi dhe Clippers kryesuan 133-132, sidoqoftë me topin e fundit nga rivënia anësore 3,7” para mbylljes Luka Doncic u lirua mjaftueshëm nga mbulimi i afërt i Reggie Jackson-it, duke u tërhequr prapa dhe pikërisht në momentin përpara se të dëgjohej sirena lëshoi një gjuajtje fenomenale që u u l në retinë.

Përfundimisht Dallasi fitoi takimin e katërt 135-133 dhe barazoi serinë në 2-2, në një ndeshje ku Lou Willimas realizoi 36 pikë, ndërsa lojtari tjetër i Clippers Kawhi Leonard kontribuoi me 32 pikë e 9 topa në tabelë. Në sfidën e parë të ditës, në HP Field House Boston Celtics u shkëputën pikërisht në fundin e periodës së tretë, për të triumfuar 110-106 ndaj Philadelphia 76ers, duke mbyllur serinë me rezultatin 4-0, për t’u bërë në këtë mënyrë edhe ekipi i parë që u kualifikua për në fazën tjetër të play off-it, në edicionin e sivjetshëm. Pak orë më vonë franchise-t nga Massachusetts iu bashkua gjithashtu edhe ekipi i Toronto Raptors, që mbylli përfundimisht llogaritë me skuadrën e Brooklyn Nets.

Kampionët në fuqi i dhanë fund serisë në vetëm katër ndeshje, teksa fituan 150-122 dhe në fazën gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes lojtarët e ekipit kanadez do të masin forcat pikërisht me skuadrën e drejtuar nga trajneri Brad Stevens. Në AdventHealth Arena një fitore shumë të rëndësishme siguroi gjithashtu edhe ekipi i Utah Jazz, që mundi në ndeshjen e katërt të serisë franchise-n nga Colorado Denver Nuggets. Ekipi i drejtuar nga trajneri Michael Malone ishte vazhdimisht në kryesim gjatë pjesës së parë, megjithatë gjërat ndryshuan ndjeshëm në periodën e tretë, sepse me të kaluar përpara basketbollisët e Utah Jazz nuk e lëshuan më avantazhin. Përfundimisht ekipi i Utah fitoi sfidën me rezultatin 129-127, ndeshje ku 23-vjecari njujorkez Donovan Mitchell realizoi plot 51 pikë në vetëm 38’ lojë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments