No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Koeman telefonon Luis Suárez, i jep lajmin e hidhur…

Koeman telefonon Luis Suárez, i jep lajmin e hidhur…

Ronald Koeman, siç bën me dije RAC1, e ka telefonuar Luis Suárez dhe i ka bërë të ditur se nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi uruguajan, i cili nuk kishte marrë asnjë njoftim për kthimin në stërvitje, tani do të duhet të përfundojë vitin e kontratës që i ka mbetur me Barcelonën. Suárez ishte me pushime dhe këtë mëngjes mori një telefonatë nga trajneri i ri Blaugrana. Koeman, në një bisedë të shkurtër, e ka informuar atë se nuk është në planet e tij për sezonin futbollistik, që do të fillojë të dielën.

Sulmuesi uruguajan e përfundon kontratën aktuale me Barcelonën në 30 qershor 2021. Tani, hapi tjetër, siç raportohet nga RAC1, do të hidhet nga avokatët e Suarez, të cilët pritet të negociojnë përfundimin e kontratës së tij. Mbetet të shihet si do të evoluojë situata, teksa dihet se uruguajani është miku i ngushtë i Leo Messit, brenda dhe jashtë fushës së lojës në Katalonjë. A është ky “skarcim” parathënia e të ardhmes së argjentinasit në “Camp Nou”? Kjo mbetet të shihet, sepse kushtëzohet edhe nga klauzola e tij në kontratë, por një gjë është e qartë: Koeman nuk e ka marrë mendimin e kapitenit për këtë largim.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments