Romelu Lukaku komentoi humbjen e finales së Europa Leagues nga skuadra e Interit. Sulmuesi kryesor shënoi duke barazuar rekordin e Ronaldo fenomenit, por gjithçka ishte e kotë, pasi në fund zikaltrit nuk fituan trofeun.
Belgu ka zgjedhur të thyejë heshtjen dhe të tregojë emocionet e tij. “Çfarë ndodhi në finale më nervozoi shumë, por ne do të kthehemi më të fortë”.
Lukaku ishte një afrim i goditur nga skuadra e Antonio Contes dhe ka zhvilluar një sezon të mirë. Ai është përshtatur mirë në sulm së bashku me Lautaro Martinezin.
— Goal (@goal) August 23, 2020
<