No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Krasniqi: Asnjëherë nuk kam përjetuar gjëra të tilla në karrierë, ja çfarë...

Krasniqi: Asnjëherë nuk kam përjetuar gjëra të tilla në karrierë, ja çfarë ndodhi në Gjibraltar

Pas arritjes në Prishtinë në orët e vona të natës, skuadra e Prishtinës ka paralajmëruar një luftë me argumente për ta pasqyruar padrejtësinë që mund t’ju është bërë në Gjibraltar ku edhe u anulua ndeshja e rrethit të parë parakualifikues kundër Lincoln Red Imps,

Klubi ka dal me një shkrim të gjatë mbrëmë ku ka sqaruar pothuaj gjithçka, derisa Bajram Shala që në këtë rast luante rolin e përfaqësuesit të Trajneri i Prishtinës Ramiz Krasniqi i cili ishte emëruar në këtë postë vetëm sa për ta drejtuar këtë ndeshje, ka thënë se kurr nuk ka hasur në gjëra të tilla në karrierë.

“Pas shumë e shumë vitesh edhe si futbollist, edhe si trajner, jam përballur dhe kam përjetuar gjithçka, por ky ishte përjetim i ri dhe do të jetë i paharruar dhe i pakuptueshëm njëkohësisht.

Në Prishtinë e gjithë ekspedita kemi dal negativ dhe për mua me të vërtet ishte qesharake që nga 18 futbollistë të dalin pozitivë 7 futbollistë dhe një portier çka edhe na e pamundësonte daljen në fushë edhe sikur të na lejonin.

Më interesante ishte ardhja e një personi zyrtar vendas i cili erdhi në hotel për të na i kërkuar mostrat (!), periudhë kjo sa ishim të izoluar për të dal nga hoteli.

Normalisht ishte e papranueshme dhe një gjë e tillë iu bë e qartë nga personi ynë zyrtar, Bajram Shala.

Rasti më eklatant ishte rasti i trajnerit Xhelal Karabegu, rezultatin e të cilët nuk na sillnin me arsyetimin se ai nuk ishte testuar e kur në fakt ishte i testuar si të gjithë tjerët. Dhe pas këmbëngulësisë së Shalës, e sollën rezultatin pas shumë orësh. Karabegu doli të ishte negativ ashtu edhe siç prisnim, sepse ishte shëndosh e mirë.

Me të vërtet do të jetë përjetim sa të jem gjallë”, ka thënë Krasniqi për faqen zyrtare të klubit.

“Unë jam seleksionues i Përfaqësueses së Kosovës dhe nuk më lejohet të flas për ndonjë dyshim. Por, në të vërtetë shumë gjëra nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. Ne i kemi pasur 10 futbollistë për të luajtur duke e shtuar edhe futbollistin që doli pozitiv si të 11-në, i cili kishim argumentin që ai tash më kishte kaluar virusin para shumë javësh.

Por, autoritetet vendase nuk lejuan duke këmbëngulur që mos të luhet me asnjë kusht ndeshja.

Sinqerisht, kemi qenë në nivel të duhur në çdo pikëpamje, në sjellje duke qenë korrekt maksimalisht, në çdo procedurë dhe besoj në korrektësinë e UEFA-s, sidomos duke pasur parasysh dy herë rresht udhëtimin me shpenzime enorme nga klubi dhe sakrifica e lojtarëve për çka i falënderoj shumë, duke treguar që ne kemi dashur të përfundojmë ndeshjen në tapetin e blertë ashtu siç rekomandon vetë UEFA”, ka përfunduar Krasniqi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bledar Devolli tregon kush është trajneri më i mirë në Kosovë

Sot u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani u mposht minimalisht në derbin e javës nga Llapi...

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës sot na solli dy ndeshje të cilat ndikuan në ndryshimin e renditjes tabelare, duke e...

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Recent Comments