No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Bëri punë të pakursyer për shpëtimin e Prishtinës në Gjibraltar, Bajram Shala...

Bëri punë të pakursyer për shpëtimin e Prishtinës në Gjibraltar, Bajram Shala jep detaje

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës që bëri një punë të jashtëzakonshme në udhëtimin e Prishtinës në Gjibraltar, Bajram Shala, ka folur rreth asaj që ndodhi atje.

Shala ka përsëritur që ishin autoritetet e atjeshme që anuluan takimin e jo UEFA, derisa shpreson në një vendim pozitiv.

“Absolutisht, deri sa kemi arritur që mos të merret vendimi në ditën e ndeshjes, e realisht krejt kjo ishte lufta që e kemi bërë, sepse praktikisht e kemi ditur që ishte e pamundshme të luhet, por që mos të kishte vendim nga UEFA, që mos të regjistrohej me rezultat zyrtar dhe të dërgojmë lëndën në komisionin e etikës dh disiplinës, për të cilën kemi afat deri ditën e hënë në ora 8 të mëngjesit. Duhet cekur të gjitha faktet, sidomos sakrifica që e ka bërë klubi me organizimin e një ekipi komplet të ri që është dëshmi e jashtëzakonshme që Prishtina ka tentuar në çdo formë që ndeshja të përcaktohet në terren dhe jo në tavolinë”, deklaroi Shala.

“Nuk është e vërtet si kanë aluduar vendasit që është vendim i UEFA-s, sepse ne e kemi të shkruar nga ana e delegatit vendimin që pezullimi i ndeshjes ka ardhur nga autoritetet lokale”.

“Është e vështirë të prejudikojmë vendimin, por duhet bërë maksimumin për ta bindur UEFA-në, duke mos i lejuar asgjë rastit. Pastaj UEFA besojmë do të marrë vendim meritor për çka nuk duhet dyshuar. Por, ne duhet të cekim komplet historikun nga java e kaluar nga ndeshja e parë kur është dashur të zhvillohet. Dhe, Prishtina në ço formë e ka dëshmuar që dëshiron të luajë duke krijuar ekip të ri e duke mos tentuar as të ankohet pas anulimit të ndeshjes së parë e duke mos kërkuar rezultat në tavolinë e siç po duket mjaft haptas ka qenë qëllimi i Lincoln-it”.

“Jo, nuk më ka lodhur Prishtina, absolutisht. Lufta duhet bërë për komplet futbollin e Kosovës, sepse tani është e qartë nga të gjithë se ky nuk është vetëm ekip i Prishtinës, por është diçka që e përfaqëson komplet futbollin e Kosovës. Jam larg i të qenit i lodhur, lodhja kalon me tetë orë gjumë, por duhet fokusuar që të nxjerrim maksimumin nga ky rast për Prishtinën duke shpresuar që edhe Drita do të arrijë të marr maksimumin, ndonëse jo në aspektin sportiv, por të kompensohet në aspektet tjera për dëmin që iu kanë shkaktuar, si Dritës, si Prishtinës, si klube”, shtoi ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Caktohen gjyqtarët e javës së 23-të të Superligës

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 23-të në Superligën e Kosovës. Këtë...

Hadërgjonaj gati për ndeshjet e marsit

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj po kalon formë të mirë tek skuadra turke Kasimpasa. Ai tashmë është shndërruar në...

Vendimi i fundit i Liverpoolit frikëson Kombëtaren e Kosovës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se skuadra që drejton ai do të bëjë çmos që mos t’i lejojë futbollistët të...

Kuvendi i Punës i FFK-së më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi...

Recent Comments