No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bayerni mbreti i Evropës, Coman heroi i finales

Bayerni mbreti i Evropës, Coman heroi i finales

Makineri perfekte! Bayern Munich fiton Champions League dhe mbyll një ecuri të frikshme dhe për rekord në historinë e Kupës së Kampionëve, duke i fituar të gjitha ndeshjet nga faza e grupeve e deri në finale!
Heroi është djali i kristaltë, njeriu të cilit nuk i besoi Juventusi dikur, por e bëri ekipi gjerman: Kingsley Coman!

Një krosim i Kimmich dhe goditje me kokë që mposht Navas. Mjafton kaq për t’i dhënë Champions e 6-të në histori Bayern duke e vendosur baraz me Milan (7) dhe pas Real Madrid, 13!

Për Coman ky gol ka edhe një vlerë historike në Champions, duke qenë goli i parë i një ish-lojtari të ekipit kundërshtar (u rrit te PSG dhe iku te Juventusi)…

Natë e errët për yjet Mbappe-Neymar, që kanë shpërdoruar pafund dhe kanë qenë të pasaktë atëherë kur duhej! Pikërisht ata të dy, vlera e të cilëve është 4-fish sa gjithë vlera me të cilën është ndërtuar Bayern Munich!
Eshtë edhe suksesi i Hansi Flick, që diti të ndërtonte një ekip “tanks”, që shkërmoqi çdo kundërshtar dhe ngriti trofeun në një vit pandemik!

Lewandowski nuk mundi të realizonte në finale, duke u ndalur nga shtylla…

Mbyllet kështu sezoni më i çmendur dhe i pabesueshëm i historisë së futbollit!

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments