Arsenali dhe Barcelona kanë nisur përplasjet për të firmosur me mbrojtësin Malang Sarr. 21-vjeçari u largua si futbollist i lirë nga Nice dhe tani mbetet në kërkim të një ekipi të ri dhe projekti bindës.
Sarri nuk rinovoi me klubin francez, pavarësisht se iu ofrua një mundësi e tillë. Futbollisti ishte një nga shtyllat kryesore të Nice në sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij.
Barcelona ka shumë probleme, pasi në qendër të mbrojtjes vuan shumë. Humbja turpëruese me Bayern Munchen vuri në pah nevojën për një qendërmbrojtës. Sarr mund të jetë një afrim i goditur për katalanasit.