No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “The Sun”: Guardiola, ofertë stratosferike për Lautaro Martinez

“The Sun”: Guardiola, ofertë stratosferike për Lautaro Martinez

Pep Guardiola nuk di të ndalet në shpenzimet stratosferike për ta përforcuar skuadrën e tij. Pas dështimit të radhës në Champions, trajneri katalanas i Manchester City shtë i dëshpëruar për të nënshkruar me një zëvendësues afatgjatë të Sergio Aguero. Harry Kane ka qenë zgjedhja e tij e parë, por bomberi anglez duket i pamundur, kështu që tani është përqendruar te Lautaro Martinez, 22 vjeç, që mbrëmë zhgënjeu në finalen e “Europa League”, Inter-Sevilla 2-3.

Argjentinasi zikaltër ka shënuar 20 herë këtë sezon dhe ka një klauzolë lirimi prej 81 milionë £. Sipas “The Sun”, klubi nga “Etihad” do të jetë në gjendje ta përmbushë këtë kusht financiar të Interit, duke rimbursuar para nga shitja e disa lojtarëve të tjerë aktualë. Në këtë mënyrë do të synohet financimi i operacionit shumë të kushtueshëm. Barcelona, gjithashtu, ka qenë e prirur për ta marrë Lautaro në “Camp Nou”, por Bartomeu pranoi dorëzimin në fillim të kësaj jave.

Interi nënshkroi me argjentinasin e ardhur nga Racing Club për 20 milionë euro, dy vite më parë. Sulmuesi 22-vjeçar ka luajtur tashmë për Argjentinën në 17 raste, duke shënuar 9 gola, përfshirë një “hat-trick” kundër Meksikës, shtatorin e kaluar. Zikaltrit janë të prirur që bomberi në fjalë të mbetet me ta, por Guardiola, i cili ka firmosur me mbrojtësin Nathan Ake nga Bournemouth për 41 milionë, dëshiron të blejë një sulmues të ri qendror dhe një “10”.

Sergio Agueros i ka mbetur edhe një vit në marrëveshjen aktuale me “qytetarët”. Ai duket i vendosur të kthehet në Argjentinë për të luajtur, edhe pse Manchester City po i ofron rinovim edhe 12 muaj të tjerë. Aguero ka luajtur me “qytetarët” qysh nga transferimi i tij prej Atletico Madrid më 2011, duke u bërë kryegolashënuesi i klubit anglez me 180 gola.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Koronavirusi “ngujon” Interin, Conte anulon konferencën për shtyp

Pas pesë rasteve të pozitivitetit me Coronavirus tek Interi, që përfshinin Marotta, Ausilio, Antonello, avokati Capellini dhe një anëtar të stafit, trajneri Antonio Conte...

LeBron i kundërpërgjigjet ashpër suedezit të Milanit, “hap zjarr” ndaj Ibrës

LeBron James ka kundërshtuar pretendimin e Zlatan Ibrahimovic se sportistë si ai duhet ta mbajnë larg politikën. Sulmuesi i Milanit e thumboi ikonën e...

Recent Comments