No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Neymar e pranon: Messi dhe Ronaldo nuk janë nga ky planet

Neymar e pranon: Messi dhe Ronaldo nuk janë nga ky planet

Neymar ka përshkruar ambiciet e tij për “Topin e Artë”, ndërsa pranon se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë nga ky planet. Sulmuesi i PSG është finalist i Ligës së Kampionëve dhe po kërkon lavdinë në skenën më të madhe të Europës.

28-vjeçari ka luajtur një rol kryesor për të tijtë në këtë kompeticion, këtë sezon, teksa të dielën do të përballet me Bayern Munich. Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë, kur u transferua në “Parc des Princes” nga Barcelona për 222 milionë euro, por shpesh ka luftuar me dëmtimet gjatë tri sezoneve të fundit.

Ai u largua nga “Camp Nou” për të rritur shanset e fitimit të “Topit të Artë”, një trofe i dominuar nga Messi dhe Cristiano Ronaldo në 11 nga 12 sezonet e kaluara. Braziliani e pranon faktin se Messi dhe CR7 kanë qenë lojtarët më të shquar të brezit të tyre, por, gjithashtu, beson se vetë është në prag të madhështisë.

“Messi dhe Ronaldo sigurisht e kanë mbizotëruar “Topin e Artë”. Gjatë 10 viteve të fundit ata kanë dëshmuar se nuk janë nga ky planet. Do të ishte nder i madh ta fitoja dhe unë këtë trofe – tha Neymar për “Daily Star”. – Por, kjo vjen nga çfarë keni arritur në fushën e lojës, nga ndihmesa e klubit tuaj për të fituar. Kësisioji, këtu është fokusi im”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments