>Ish-mbrojtësi i Juventusit, Paolo Montero, foli në një intervistë për “Radio Sportiva”: “Pirlo? Ne po flasim për një emër të rëndësishëm në të gjithë botën. E parë nga jashtë, zgjedhja e Juventusit nënkupton një ndryshim pozitiv. Asgjë nuk mund të vihet në diskutim për Pirlon.
Thuhet se i mungon përvoja si trajner, por kjo nuk do të thotë asgjë. Gjëja e rëndësishme është të marrësh edhe rrisqe mbi vete. Ju e dini që ai ka aftësi, ishte kampion. Me karizmën e tij nuk ka nevojë të flasë për t’i bërë njerëzit të kuptojnë atë që dëshiron. E takova në kursin e “Coverciano”, është një person shumë i aftë. Madje pa folur ju e kuptoni atë që dëshiron”.