Mungesa e një vendimi zyrtar nga UEFA për fatin e ndeshjes Lincoln – Prishtina, iu ka paraprirë zhvillimeve të cuditshme në Gjibraltar.
Tani skuadra vendëse ka arritur në stadium, pasi që aktualisht s’ka pezullim të takimit.
Në stadium kanë mbërritur edhe gjyqtarët e takimit, të cilëve iu janë kontrolluar certifikatat e laboratorit SynAlb nga ana e zyrtarëve të UEFA-s.
Gazeta Olle raporton kronologjikisht në kohë reale me zhvillimet e fundit.

17:35
25 minuta para orarit të caktuar për ndeshje, Lincoln vazhdon të ngrohet në fushë. Sipas videos së mëposhtme, Prishtina nuk duket fare në fushë. Ata vazhdojnë të presin vendimin e UEFA-s në hotel. Lincoln ka dalë në fushë, në mënyrë që përmes këtij veprimi ta fitojë ndeshjen në tavolinë.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1297194791260901377&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fgazetaolle.com%2Flive-lincoln-prishtina-zhvillimet-dramatike-para-ndeshjes%2F&theme=light&widgetsVersion=223fc1c4%3A1596143124634&width=550px
17:16
Sipas mediumit të Gjibraltarit, GBC News, të gjithë lojtarët e dalë pozitivë janë asimptomatik. Lajmi iu është konfirmuar nga zyrtarët të kampit të Prishtinës.
17:05
Njoftim nga Prishtina:
“Të martën skuadra i kishte 14 lojtarë në dispozicion dhe autoritetet e Gjibraltarit kishin urdhëruar Prishtinën të lëshonte vendin e tyre.
Ndërsa sot, vendasit duan të zhvillojnë ndeshjen (!).
Përfaqësuesi i klubit, Bajram Shala, me autoritetin tij nga përvoja shumëvjeçare në FFK në raport me UEFA, po bënë përpjekje të jashtëzakonshme me autoritetet e UEFA-s ,që Prishtina t’i ketë 11 futbollistë në dispozicion.
Gjendja duke mjaft e pashpresë, por klubi do të bëjë gjithçka çka është në mundësitë e saj”.
16:50
Certifikatat që vlejnë! Futbollistët e Lincoln i kanë dorëzuar ato me rezultatet negative.
Asnjë futbollist i skuadrës nga Gjibraltari nuk ka rezultuar pozitiv.
SynLab ka laborator edhe në Shkup, por Prishtina nuk i ka bërë testet aty!

16:40
Futbollistët e Prishtinës janë ende të izoluar në hotelin e tyre!
Skuadra po e pret vendimin final të UEFA-s, duke marrë parasysh që ekipi s’ka mjaftueshëm futbollistë për të zhvilluar ndeshjen.

16:30
Edhe gjyqtarët e ndeshjes mbërrijnë në stadium.
Zyrtarët e UEFA-s bëjnë procesimin e certifikatave të SynLab.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-1&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1297178648156536832&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fgazetaolle.com%2Flive-lincoln-prishtina-zhvillimet-dramatike-para-ndeshjes%2F&theme=light&widgetsVersion=223fc1c4%3A1596143124634&width=550px
16:15
Skuadra e Lincoln mbërrinë në stadium.
Zyrtarët e UEFA-s janë po ashtu prezentë.
Futbollistët e FC Prishtinas janë ende në hotel.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-2&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1297179187955015680&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fgazetaolle.com%2Flive-lincoln-prishtina-zhvillimet-dramatike-para-ndeshjes%2F&theme=light&widgetsVersion=223fc1c4%3A1596143124634&width=550px
16:10
Faqja zyrtare e Prishtinës më në fund ka bërë një postim pas zhvillimeve të jashtëzakonshme në Gjibraltar.
Prishtina ka bërë të ditur që UEFA nuk e ka marrë ende vendimin për pezullimin e ndeshjes, lajm i cili në fakt është bërë i ditur prej kohësh edhe nga mediat e atjeshme.
“Nuk ka ende vendim final.
Pas konfirmimit të tetë rasteve me të infektuar nga autoritetet, ende nuk ka vendim nga UEFA për fatin e ndeshjes.
Zyrtari i klubit për ndeshje, Bajram Shala është në kontakt me të gjitha autoritetet gjegjëse”, shkruan Prishtina.https://www.facebook.com/v8.0/plugins/post.php?app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df3b90f3a2b0ccf4%26domain%3Dgazetaolle.com%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fgazetaolle.com%252Ff2eb985981d24b%26relation%3Dparent.parent&container_width=825&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFCPrishtina%2Fposts%2F10159230582603538%3F__xts__%5B0%5D%3D68.ARCA4h3euB_ocK-NqOsRXmXUFgoF2sCRsit5gRl4K3wviFrbgaDheJKYEEMTunSfQ0dD2Ajl_xvEp2fVlAxSScpkuAqj2biID1bopzvTL-xYII1hYZTPP4ixNns6VkO1v1UrPIc12hcyDAMid2r-JYs1O5Jm3YYDfj3jw0DUY6ivJ8Ji3kPy5byFMCcxMpWvBQP1S6x5fUHmXEIKmG2d3PzDbZPdjtT2MgyQFZaVsCytrihWBFAh9o_-oBz-wfaTTJrV7RbEfAUAca0TRdm15LXomXusfrucNJsmToRzy7TiI279hUNgC1r89VuZ0nuXwjCps1VwjosL08qY%26__tn__%3D-R&locale=de_DE&sdk=joey&width=640