No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Duka: Shqipëria synon vendin e parë në Ligën e Kombeve

Duka: Shqipëria synon vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sikurse njofton faqja zyrtare e FSHF-së, ë prag të finales së UEFA Champions League ndërmjet PSG dhe Bayern Munich, presidenti Armand Duka ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror turk TRT nga Lisbona. Kreu i futbollit ka komentuar finalen e nesërme, grupin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ecurinë e Turqisë dhe Milanit, ku luan një ikonë e Turqisë si Calhanoglu.

President, çfarë finaleje do të shikojmë nesër?
Pres të shikoj një finale interesante ndërmjet dy skuadrave shumë të mira, siç janë Bajern Mynih dhe PSG. Jam i sigurtë që do të jetë një ndeshje e fortë dhe nuk mund të parashikohet kush do të fitojë. Më duket se Bajern Mynih është pak më i fortë në letër, është më shumë skuadër dhe solid si grup, por është një ndeshje finale dhe nuk duhet të harrojmë se edhe PSG ka shumë cilësi në skuadër, një Nejmar të jashtëzakonshëm, që nuk mund të parashikohet se çfarë bën në fushën e lojës, është i aftë për gjithçka. Do të shohim një ndeshje interesante.

Në shtator fillon UEFA Nations League. Si e parashikoni grupin tuaj?
Për grupin tonë mund të them që jemi katër skuadra në të njëjtin nivel pak a shumë. Jemi ne, Bjellorusia, Kazakistani dhe Lituania. Ne kemi shkuar në short si kokë grupi dhe shpresojmë të bëjmë mirë. Objektivi ynë është të dalim të parët në fund të Ligës së Kombeve. Gjithçka mund të ndodhë. Duhet ta fillojmë mirë në ndeshjen e parë në Minsk, duke marrë një rezultat pozitiv dhe më pas të vazhdojmë përpara.

Si e shikoni grupin e Turqisë?
Turqia ndodhet në një grup të fortë me Rusinë, Hungarinë dhe Serbinë. Në gjykimin tim, Turqia është favorite për të fituar grupin, që do ta ngjiste në grupin A të edicionit të ardhshëm të Ligës së Kombeve dhe për të pasur një vend në “play-off” të Kupës së Botës. Turqia në vitet e fundit ka arritur rezultate shumë të mira, duke ndërtuar një skuadër të mirë. Ne kemi luajtur me ta në grupin për kualifikueset e EURO 2020. Besoj se edhe ju e kujtoni ndeshjen e fundit në stadiumin e Fenerbahçes, ku Turqia shënoi në minutën e fundit dhe siguroi kualifikimin për në Kampionatin Europian, që do të luhet në vitin 2021.

President, ju e ndiqni kampionatin italian prej vitesh. Dimë që jeni tifoz i Milanit dhe në rifillimin e sezonit të shkuar kuqezinjtë shkëlqyen. Një gjykim për Milanin dhe turkun Calhanoglu?
E vërtetë që unë jam kuqezi. Kuqezi është Milani, kuqezi është edhe Shqipëria. Gjithmonë kuqezi. Milani pas ndërprerjes për Covid-19 është kthyer të jetë një tjetër skuadër, duke luajtur shumë mirë dhe duke arritur rezultate pozitive. Kanë luajtur mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Loja e mirë është shoqëruar me rezultate pozitive. Kanë mundur Juventusin dhe Calhanoglu, që e kujtoj mirë sepse ka shënuar golin e parë ndaj nesh në ndeshjen e luajtur në Shkodër. Ai është duke luajtur shumë mirë te Milani dhe së bashku me Ibrahimoviç e të tjerët mund ta udhëheqin Milanin për të fituar titullin kampion në Itali dhe luajtur në UEFA Champions League.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments