No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Challandes për Muriqin: Luftëtar si Lukaku, shpresoj të nënshkruajë për Lazion

Challandes për Muriqin: Luftëtar si Lukaku, shpresoj të nënshkruajë për Lazion

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për mediet italiane ka folur për sulmuesin Vedat Muriqi.

Muriqi është një nga lojtarët kosovar më të lakuar në merkaton e kësaj vere, teksa Challandes është shumë i kënaqur nga kjo, duke treguar edhe anët pozitive të tij.

”Muriqi është një luftëtar, ai që do të hidhte veten në zjarr për ekipin. Është një lojtar i ngjashëm me Romelu Lukakun”, tha fillimisht tekniku zviceran, përcjell lajmi.net.

Challandes është te Kosova që nga viti 2018, dhe tash e dy vite ka krijuar një skuadër konkurruese me lojtarë të cilët luajnë gjetkë në Evropë.

Sulmuesi nga Prizreni është njëri nga këta, i cili është shumë i lidhur me një kalim te Lazio, ndërsa selektori i Kosovës ka thënë se kjo gjë shpreson të bëhet realitet.

“Unë shpresoj që të nënshkruajë për Lazion, do të ishte një nënshkrim i mirë. Një fat edhe për ekipin tim kombëtar. Djemtë e mi respektohen”, vijoi ai.

26-vjeçari ka realizuar 34 gola në dy sezonet e fundit me Rizespor dhe Fenerbahcen, ndërsa tetë sosh me ekipin kombëtar të Kosovës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kuvendi i Punës i FFK-së më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi...

Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t’i bashkohen Kombëtareve

Një problem serioz në horizont për trajnerët e Premier League-s. Nga data 22 deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha...

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Recent Comments